Connect with Us

U transferua te Lacio, talentin korçar e krahasojnë me yllin e Juves

Sport

U transferua te Lacio, talentin korçar e krahasojnë me yllin e Juves

Publikuar

-

Transferimi i Dean Liços në radhët e akademisë së Lacios ka bërë bujë edhe përtej Adriatikut. Futbollist i talentuar korçar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e akademive të klubeve si Leganes e Sporting Lisbona, ka përfunduar sot pjesë e rubrikës së njohur “Un talento all giorno” (Një talent në ditë) të portalit “Tuttomercatoweb” që i kushtohet të rinjve që bëhen gati të shpërthejnë në futbollin italian.

“Dean Liço ishte një zgjedhje e Tares dhe praktikisht por flasim për një fantazist mjaft të aftë që kërkon pasimin për sulmuesin. Prania e tij është një dhuratë e vërtetë për qendërsulmuesit, një lajm i mirë për sulmuesit në formë të klubit bardhekaltër.

Edhe pse dashuron të luajë më në qendër në krahasim e kolegun, ne e kemi përngjasuar me Bernardeskin, edhe për karakteristikat fizike që kanë të përbashkëta”, shkruante portali italian duke iu referuar këtij transferimi që kreu Lacio në ditët e para të shkurtit.

Liço provoi të nënshkruante për Peruxhian në Serinë B në fillimin e sezonit, por problemet me dokumentacionin nuk e lejuan që t’i bashkohej kësaj skuadre ku shpresonte të kishte minuta në fushë. Megjithatë, prania te akademia e Lacios, do të jetë një ndihmesë më shumë për të ardhmen e futbollistit i cili pritet të përshtatet shumë shpejt meqë aty ka një komunitet të madh lojtarësh shqiptarë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE