Connect with Us

Zbulohet prapaskena e bujshme/ CR7 ishte afër klubit të dy futbollistëve të Shqipërisë, por në fund…

La Liga

Zbulohet prapaskena e bujshme/ CR7 ishte afër klubit të dy futbollistëve të Shqipërisë, por në fund…

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo la Manchester United në verën e vitit 2009 dhe u transferua te Real Madrid. Gjithsesi, ylli portugez mund të kishte mbërritur në kampionatin spanjoll shtatë vite më herët. Ishte viti 2002, Ronaldo ishte vetëm 17 vjeç dhe luante me Sportingun e Lisbonës.

Malaga dalloi talentin e tij dhe i bëri një ofertë, por marrëveshja nuk u arrit për vetëm… 2 milion euro. Prapaskenën e zbulon për ElDesmarque, Carlos Rincon, i cili ishte krahu i djathtë i presidentit të klubit andaluzian, Sarafin Roldan.

Në atë kohë gëzoja besimin e plotë të presidentit. Linja jonë e drejtimit të klubit ishte e thjeshtë: përforcimi i sektorit të të rinjve dhe marrja e lojtarëve që do na garantonin performanca pozitive afatmesme, për t’i shitur më pas dhe për të mbushur financat.

Duhet të mbërrinim te këta talente përpara klubeve të mëdha, kështu që ndiqnim të gjitha ngjarjet e mëdha të Europës, Afrikës dhe Amerikës. Cristiano po ndiqej nga Jorge Mendes dhe e bëmë ofertën tona përmes tij. Ishim gati të investonim 1.5 milion euro, por Sportingu kërkonte 3.5 milion euro. Nuk mund të shkonim te kjo shumë dhe akordi final nuk u arrit kurrë“, thekson Carlos Rincon.

Malaga sot luan në kategorinë e dytë në Spanjë. Pjesë e saj janë edhe dy kuqezinjtë Armando Sadiku dhe Keidi Bare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: