Connect with Us

Ç’po ndodh te Partizani? Sormani i çudit të githë me zgjedhjet e tij

Sport

Ç’po ndodh te Partizani? Sormani i çudit të githë me zgjedhjet e tij

Publikuar

-

Partizani e kishte detyrim-përcaktim kualifikimin në Kupë ndaj Besëlidhjes dhe kjo lidhej me disa faktorë. Së pari, ekipi mund t’i jepte një shans vetes për të hequr gjobën e vendosur nga presidenti Demi pas humbjes në Lezhë, për të shtuar mundësitë për përfitime financiare të klubit nëse do të luanin derbin në Kupë, si dhe do të ishin edhe më të qetë në realizimin e objektivave.

Në këto pozita pritej që të mërkurën ndaj Besëlidhjes të kuqtë të mos kursenin asgjë duke luajtur gjithçka për gjithçka. Ishte menduar se Partizani do të luante me lojtarët më të mirë të mundshëm në këtë sfidë, por krejt papritur trajneri Adolfo Sormani ka çuditur me formacionin e përzgjedhur. Ndryshimet ishte të prekshme në çdo repart, ku luajtën lojtarë që jo shpesh kanë luajtur bashkë, siç ishte rasti i mesfushës me Telushin, Feratin dhe Koten. Ndonëse pretendonin kualifikimin, trajneri pati luksin që ta niste ndeshjen me disa titullarë në stol, si Trashi, Belica dhe Melo.

Ndërsa Bardhi dhe Broja nuk ishin përfshirë fare në ekip për këtë sfidë. Besimi i tepërt te dyshja sulmuese Solomon-Braun nuk dha rezultat, vetëm tregoi një garë se kush shpërdoron më shumë. Ndonëse është golashënuesi më i mirë i momentit, edhe Çinari po vuan këtë sezon, pasi po luan në një rol të ri. Formacioni i përzgjedhur të mërkurën, duke përfshirë disa titullarë me peshë, mund të jetë një nga shkaqet e mospërmbysjes ndaj Besëlidhjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Braçe i përvishet sërish Dukës: Shit Bently-n meqë të dhimbset futbolli, ose pagaj me fitimin tënd nga Digitalbi

Publikuar

-

Nga

Debati mes zv/kryeministrit Erion Braçe dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka rreth dhënies së ndihmës financiare të shtetit për klubet e futbollit shqiptar ka vazhduar sot me kundërpërgjigjen e zyrtarit të qeverisë. Braçe i bëri thirrje kreut të FSHF-së që “të shesë automjetin e tij Bentli për të siguruar para që do të shkojnë si […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Roma bëhet gati për një goditje të madhe në merkato

Publikuar

-

Nga

Roma është e vendosur që të transferojë Pedro Rodriguezin nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror. Giallorossët janë në krizë financiare shkaku i coronavirusit dhe po tentojnë që të transferojë disa lojtarët me parametra zero. Frank Lampard thuhet se ka biseduar me me anësorin spanjoll dhe i ka bërë me dije se nuk është më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mici vendos të lidhet por ka një kusht: Femrat e interesuara duhet të duan dhe qenin tim

Publikuar

-

Nga

Gledi Mici vazhdon karrierën e tij në Maqedoninë e Veriut, ku mban veshur fanellën e klubit shqiptar të Shkëndija e Tetovës. Mbrojtësi zbulon në një prononcim për emisionin “Fan Zone” në “Supersport” se kuqezinjtë i kanë ofruar një rinovim ndërsa pret se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ndërkohë Mici ka folur edhe për […]

LEXO TE PLOTE