Connect with Us

Egbo e di se ç’do të thotë përballja me Skënderbeun, i ngrin buzëqeshja para ndeshjes

Sport

Egbo e di se ç’do të thotë përballja me Skënderbeun, i ngrin buzëqeshja para ndeshjes

Publikuar

-

Emanuel Egbo, trajneri i Tiranës, ka folur ditën e sotme përpara mediave, për sfidën ndaj Skënderbeut që do të luhet nesër në orën 17:00. Egbo është shprehur se ekipi do të futet në fushë për të dhënë më të mirën dhe se kjo sfidë është vlerësuar maksimalisht nga skuadra. Gjithashtu ai shprehet se nuk mendon për humbjen apo psikologjinë, por për atë që lojtarët do të japin në fushën e lojës.

Përgatitja për Skënderbeun? “Të gjitha ndeshjet janë në një nivel të vështirë. Edhe ndeshja me Luftëtarin dhe Flamurtarin është e njëta si kjo me Skënderbeun. Çdo ndeshje duhet të vlerësohet maksimalisht. Çunat dhe ekipi janë gati, që të japin  100%”.

Pushimi i tittullarëve? “Nuk më vjen mirë kur flitet për titullarët. Siç e kam thënë të gjithë lojtarët brenda në këtë ekip, janë titullarë. Nuk ka rëndësi se kush nis. Ka disa lojtarë që kanë lujatur shumë ndeshje bashkë, nuk mund t’i quajë titullarë, por lojtarë që rastis të nisin ndeshjen. Nuk ka ekip i parë dhe ekip i dytë te Tirana. Janë lojtarë të gatshëm në çdo ndeshje”.

Pikat e dobëta të Skënderbeut? “Ne gjithmonë shohim lojën tonë. Merrem me ekipin tim. E vlerësojmë Skënderbeun, kanë një trajner të mirë dhe lojtarë që kanë luajtur bashkë për disa vjet. Ndeshje është vlerësuar maksimalisht”.

Humbje në ndeshjen e kaluar? “Po, kemi fituar në Tiranë 3-1, dhe humbëm në Korçë 2-1. Nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur, shohim përpara. Nëse lojtarët luftojnë për çdo top dhe japin maksimumin do marrim atë që meritojmë”.

Ndalesë në këtë ndeshje dhe renie e psikologjisë? “Nuk mendoj asnjë gjë të tillë. Unë shoh përpara dhe lojtarët për të dhënë maksimumin. Ajo është më e rëndësishme për ne”.

Dita? “Unë flas për lojtarë që kam. Dita është një lojtar i mirë, është një armë plus për atë ekip që e ka. Nuk flas për lojtarët që s’kam në ekip”.

Ndeshje me shumë gola? “Besoj se Tirana di të krijojë raste dhe të shënoj. Kemi biseduar me lojtarët që nëse mbajmë zero mbrapa, mund të shënojmë gola. Skënderbeu dhe ne luajmë hapur.  Ai që bën më pak gabime do marrë maksimumin e ndeshjes”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: