Connect with Us

Gripshi i i ndal hovin Tiranës: Duam ta mundim

Sport

Gripshi i i ndal hovin Tiranës: Duam ta mundim

Publikuar

-

Pasi siguroi kualifikimin në çerekfina len e Kupës, Skënderbeu tashmë do të kërkojë marrjen e një rezultati pozitiv në kampionat. Bardhekuqtë luajnë një transfertë të vështirë ndaj Tiranës dhe duket se barazimi me Bylisin ka lënë shije të hidhur te ta.

Për Nazmi Gripshin, një nga protagonistët e Skënderbeut në këtë sezon, ndeshja e së shtunës është e një vështirësie të lartë, por do të bëjnë maksimumin për të mos dalë pa pikë nga kryeqyteti. Kjo sipas tij do të rriste pozicionin e korçarëve në renditje.

 Gripshi, në fundjavë luani përballë Tiranës, një Tiranë që ka 9 fitore radhazi. Si e shikoni këtë takim?

Është një ndeshje tepër e vështirë për ne dhe normalisht decizive për vijimin e sezonit. Rëndësia e këtij takimi shtohet akoma më shumë nga fakti që në ndeshjen e fundit në shtëpi përballë Bylisit kemi lënë dy pikë, që do të ishin mjaft me vlerë për ne. Prandaj jam i mendimit se nëse marrim një fitore apo një rezultat pozitiv ditën e shtunë, do të na shërbente shumë në aspektin moral, por edhe në ngritjen në tabelë. Kjo më pas përkthehet edhe me ngjitje në shkallët e klasifikimit.

Sa e vështirëson pozitën e Skënderbeut ajo ndeshje e barazuar në Korçë?

Normalisht që na rëndon shumë. Ishte një ndeshje, e cila pa dyshim duhet të ishte e fituar për nga mënyra se si shkoi loja. Besoj se ishte një takim ku fati nuk ishte në krahun tonë. Mungesa e fatit çoi edhe në atë barazim, që të paktën na vjen keq për nga mënyra se si na iku trepikëshi nga duart.

Nëse fitohej ajo ndeshje ndaj Bylisit, do të shkonit më të bindur në kryeqytet?

Normalisht një fitore gjithmonë të rrit moralin dhe të bën që të jesh më i qetë në vijimësi. Gjithsesi, besoj se te Skënderbeu asnjëherë nuk ka presion për sa u përket rezultateve të munguara. Klima është jashtëzakonisht e qetë dhe e përshtatshme për të punuar. Kjo na bën që të kalojmë më me lehtësi momentet delikate dhe të jemi të përqendruar te ndeshja e radhës. Këtu gjithmonë është punuar qetë, prandaj them se nuk jemi në presion për ndeshjen me Tiranën.

A është Skënderbeu ekipi i duhur për të ndalur ecurinë pozitive të bardhebluve?

Nuk mund të them me saktësi nëse jemi apo jo ekipi i duhur. Por ajo që vlen të theksohet është se dëshira jonë është mjaft e madhe për të dalë nga kjo ndeshje me një rezultat pozitiv. Duam të marrim gjithçka me qetësi dhe të përqendruar në atë që do të kërkojmë në fushën e lojës. Nëse bëjmë kështu, mund t’ia dalim, pasi kemi treguar se potenciali nuk na mungon.

Dëmtimet këtë sezon ju kanë penalizuar. Sa do të ndihen mungesat në këtë ndeshje? 

Atëherë po flasim për Ndekinë, që nga dëmtimi i pësuar nuk besojmë se do të jetë gati për këtë takim. Të shpresojmë të paktën që të rikuperojmë Krasniqin pasi është një lojtar me shumë vlera dhe i rëndësishëm për ne. Gjithsesi, unë jam i mendimit se të gjithë lojtarët që do të hyjnë në fushë në këtë takim do të japin maksimumin dhe do të kërkojnë të marrin më të mirën nga kjo ndeshje e së shtunës.

 Në “Air Albania” është më bukur?

Normalisht kushtet dhe komoditeti i një stadiumi gjithmonë të bën të jesh më mirë dhe të kesh tjetër ndjesi. Por që për ne nuk ka rëndësi se ku do të luajmë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ishte gati të vriste veten/ Video: Lojtarët i bëjnë surprizën e madhe 9-vjeçarit

Publikuar

-

Kuaden Bajles, 9 vjeçari që vuan nga sëmundja e nanizmit, ka përjetuar ditën më të lumtur të jetës së tij, teksa skuadra kombëtare më e mirë e të gjitha kohërave e Ligës së Ragbisë e ka ftuar t’i udhëheqë teksa futen në fushë. Bajles u bë i njohur pasi mamaja e tij postoi një video […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Coronavirusi tremb UEFA-n/ Mbledhje urgjente për ndeshjen e Interit

Publikuar

-

Coronavirus pa pushtuar Italinë dhe situata në shtetin fqinj paraqitet shumë alarmante. Zona e Lombardisë është edhe rajoni më i prekur, me mbi 89 të prekur nga ky virus i tmerrshëm. 4 ndeshje të Serie A janë shtyrë ditën e sotme, përfshirë edhe Inter-Sampdoria. Pavarësisht se futbolli kalon në plan të dytë në këto momente, […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Do e kishte zili edhe Ronaldo, Hysaj realizon supergol me gjysëm roveshatë

Publikuar

-

Nga

Napoli ka nisur të përgatisë ndeshjen e parë kundër Barcelonës që do të zhvillohet në mesjavë. Por në stërvitjen e napoletanëve nuk ka munguar as magjia e ardhur nga këmbët e Elseid Hysajt. Menaxheri i shkodranit është shprehur se Gattuso i ka rikthyer edhe njëherë besimin mbrojtësit, që është rikthyer në nivelet e epokës së […]

LEXO TE PLOTE