Connect with Us

Habit Berat Gjimshiti: Shën Valentinin do e kaloj me një shokun tim

Seria A

Habit Berat Gjimshiti: Shën Valentinin do e kaloj me një shokun tim

Publikuar

-

Berat Gjimshiti është një nga ata lojtarët, që nuk flasin shumë dhe nuk kërkojnë vëmendje, por e fitojnë atë me punë dhe djersë në fushën e lojës. Mbrojtësi i kombëtares ka dhënë një intervistë për mediet pranë Atalantës, ku ka folur për dy ndeshjet e vështira kundër Romës në Serie A dhe Valencias në Champions. Gjimshiti festën e “Shën Valentinit” do e festojë me shokun e tij të dhomës, Gosens.

E ARDHMJA- “Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi gjithmonë. Trajneri Gsperini gjithmonë vazhdon të na e përsërisë këtë. Dua që ky vit të jetë i suksesshëm për Atalantën. Unë mendoj vetëm për të tashmEn dhe jo për të ardhshmen.”

DY SFIDAT E RADHËS- “Ndaj Romës dhe Valencias janë dy sfida shumë të bukura dhe të vështira njëkohësisht. Por unë mendoj se janë kundërshtarë brenda mundësive tona. Nuk kam preferenca sepse dua t’i fitojmë të dyja ndeshjet për të ecur më shumë në Champions dhe në Serie A. Në fitojmë me Romën do të shkëputeshim gjashtë pikë, por nuk mendoj se ka përfunduar çdo gjë. Serie A ka edhe 14 javë pas ndeshjes me Romën. Këto dy ndeshje mund të jenë një tregues se deri ku shkojnë aftësitë tona. Do përpiqemi ta vendosim Valencian në vështirësi. Kemi besim se mund të bëjmë të tutje në Champions.”

NDESHJET E SEZONIT– “Deri më tani ndeshja më e mirë e jona ka qenë në ‘San Siro’ kundër Dinamo Zagreb, të cilën e kemi fituar 2-0. Gjithashtu, kundër Shaktarit kemi luajtur një ndeshje të kujdesshme dhe dhe të përqëndruar dhe arritëm të triumfojmë 0-3.”

POZICIONI NË FUSHË- “Më parë trajneri më vendoste gjithmonë në qendër. Tani ka ndeshje që luaj edhe në të majtë dhe kam mundësi të përfshihem më shumë në ndeshje. Kjo më ka bërë që të rritem si lojtar.”

FILLIMET TE ATALANTA- “Një vit e gjysmë më parë ishte një pikë kthese. Isha gati të largohesha, por mbeta këtu. Në atë moment kuptova se duhet të bëj më të mirën time dhe t’i tregoja trajnerit se meritoja të luaja.”

FESTA- “Shën Valentinin do e kaloj më shokun tim të dhomës, Robin Gosens. Që kur kemi qenë në dhomë bashkë ai ka shënuar më shumë. Sa për mua shpresoj të shënoj në ndeshjet e ardhshme. Të dashurës i kam dhuruar lule sot.”

KUNDËRSHTARËT- “Nuk më tremb as Xheko as Rodrigo. Me spanjollin jam përballur kur luaja me të rinjtë e Zvicrës.”

TRAJNERI REJA- “Me Rejan në ekipin kombëtar gjërat janë më mirë. E kam pasur trajner te Atalanta dhe nuk më aktivizuar shumë (qesh).”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Tifozët e Milanit e teprojnë, i urojnë vdekjen ose coronavirusin ish-yllit të tyre

Publikuar

-

“Astori vdiq keq… Ishalla sa më shpejt e shoqëron! Kopil famëkeq!”… Ka qenë ky mesazhi që një tifoz (pseudo më saktë) i ka dërguar Patrick Cutrones pas ndeshjes Fiorentina-Milan në Firence, ku sulmuesi i bë pjesë e episodit të penalltisë së fituar ndaj Romagnolit. Episod që vendosi ndeshjen pasi nuk ishte 11-të metërsh por më […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lautaro Martinez drejt Barçës, Interi piketon bomberin francez

Publikuar

-

Asi i Manchester United Anthony Martial raportohet të jetë në listën e transferimeve të Interit për të zëvendësuar Lautaro Martinez në verë. Sulmuesi argjentinas Martinez pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë me Tuttosport që pretendon se katalanasit janë gati të paguajnë 150 milionë euro për të. Teksa shqetësimi për largimin e yllit të sulmit po […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Immobile është thjesht i papërmbajtshëm, drejt thyerjes së rekordit historik

Publikuar

-

Ciro Immobile i pandalshëm drejt rekordit të golave në Serinë A. Pas 25 javëve në Serinë A, falë golit të shënuar në fitoren 2-3 të Lazios në fushën e Genoas, “Mbreti Ciro” ka arritur kuotën e 27 golave në kampionat. Një shifër e jashtëzakonshme që ka lejuar “bomberin” bardhekaltër të barazojë rekordin e Antonio Angelillon […]

LEXO TE PLOTE