Connect with Us

Juve nuk heq dorë nga “dashuria e vjetër”, ia punon pas krahëve Interit

Seria A

Juve nuk heq dorë nga “dashuria e vjetër”, ia punon pas krahëve Interit

Publikuar

-

Pavarësisht se nuk ia doli ta veshë bardhezi gjatë merkatos së verës, Drejtori Sportiv i Juventusit Fabio Paratici nuk e ka harruar Mauro Icadin dhe rendimenti i ulët i Gonzalo Higuain ka bërë që të mendohet gjithnjë e më tepër për ish kapitenin e Interit.

Sulmuesi argjentinas e nisi mirë aventurën e tij te PSG, ku është në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 70 milionë eurove, ndërsa ka prekur shifrën e 18 golave sezonalë, ndonëse në 6 ndeshjet e fundit e ka shtyrë vetëm një herë topin në rrjetë.

Megjithatë në Francë nuk duken të bindur për të paguar 70 milionë euro për Icardin, kjo edhe për shkak të raportit të tij të vështirë me Neymar dhe yje të tjerë të klubit kryeqytetas, ndaj Paratici po studion mundësitë për ta veshur argjentinasin bardhezi.

Kështu sipas mediave italiane, drejtuesit e Juves duan të shmangin çdo kontakt me Interin dhe për këtë arsye i kanë kërkuar Leonardos që të paguajë 70 milionë eurot për Icardin dhe më pas të negociojnë transferimin e tij te bardhezinjtë.

Në këtë pikë drejtuesi brazilian është shprehur i gatshëm, por me kushtin që në marrëveshjen e kalimit të Icardit në Torino, të përfshihet edhe transferimi i Miralem Pjaniç te kampionët e Francës, pasi boshnjaku është një preferencë e hershme e Leonardos.

Gjithsesi vlen të theksohet se merkatoja e verës është ende larg dhe deri atëherë drejtuesit e të dy klubeve kanë kohën e mjaftueshme për të gjetur një akord, ndërsa Interi bën rolin e spektatorit dhe pret arkëtimin e parave për kartonin e sulmuesit. /Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Në Itali nuk e kuptojnë si luhet futbolli për nder të viktimave, ja çfarë shkruajnë për deklaratën e Tares

Publikuar

-

Nga

Italian ende nuk po sheh dritë në fund të tunelit, teksa numri i të prekurve nga Covid-19 vijon të mbetet i lartë, ashtu si edhe viktimat që po shkaktohen nga ky virus vdekjeprurës. Një situatë e tillë ka sjellë kaos në jetën sociale dhe në botën e sportit, ndërsa këta të fundit po mundohen të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Deklaratë e fortë nga Italia/ “Rrahmani është fantastik, por lideri i Veronës është Kumbulla”

Publikuar

-

Verona padyshim ka qenë surpriza e këtij sezoni në Serie A dhe një meritë e madhe këtu i takon dyshes shqiptare, Rrahmani dhe Kumbulla, të cilët kanë garantuar siguri absolute në prapavijë. Të mbrojtësat kanë përfunduar në qendër të vëmendjes së klubeve të tjera, teksa Rrahmani hodhi firmën e tij për Napolin në merkaton e […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Verona nuk pyet për krizën, i rrit çmimin Marash Kumbullës

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën. Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin. Skuadra si Çelsi, Interi, Napoli, Evertoni, Lajpcigu dhe Fiorentina e ndjekin […]

LEXO TE PLOTE