Connect with Us

Klubet me financat më të forta në botë/ PSG në krye, Barça jashtë 10-tshes

Sport

Klubet me financat më të forta në botë/ PSG në krye, Barça jashtë 10-tshes

Publikuar

-

Paris Saint Germain është klubi me financat më të forta në botë. Skuadra francezëve e sheikëve i ka rrëmbyer fronin ManchesterCity-t, një tjetër klubi i cili i siguron milionat nga sheikët arabë. Francezët e shohin veten në krye për herë të parë, në atë që është edicioni i tretë i renditjes speciale te Indeksit të Financave në Futboll.

Përllogaritja bazohet në pesë faktorë kryesorë: vlera e skuadrës aktuale, asetet e klubit, gjendja financiare në bankë, investimi potencial nga pronarët dhe borxhet neto.

Parisienët i morën vendin Manchester City-t, klubit që në dy edicionet e kaluara qëndronte në krye. Falë investimeve nga pronarët arabë, vlera e dy skuadrave së bashku e kalon shifrën e 1 miliardë eurove. Në vendin e tretë të klasifikimit special renditet Bayern Munchen, ndërsa bie në sy dominimi i anglezëve.

Tottenham është surpriza e madhe, me pozicionimin në vendin e katërt, i ndjekur nga Real Madridit, Arsenal, Chelsea dhe Liverpool. Juventus e sheh veten i nënti, ndërsa Borussia Dortmund ka lënë mbrapa dy gjigandë si Atletico Madrid dhe Barcelona. Manchester United ka rënien më të madhe, nga vendi i tetë ka zbritur në të 16-tin.

Tepër interesante janë të dhënat për 30 klubet me financat më të forta në glob. 24 prej tyre, e thënë ndryshe 80% janë skuadra europiane. Anglia ka rolin e “luanit” me mbi 23%, e ndjekur nga Gjermania, Spanja, Italia dhe Franca, ndërsa nuk mungojnë nga një përfaqësues për Rusinë dhe Ukrainën. Tre klube janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre nga Azia, përkatësisht dy nga Japonia dhe një nga Kina. Vlera e përgjithshme e këtyre klubeve përllogaritet në afro 17 miliardë e 400 milionë euro. /A2.news.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Tifozët e Milanit e teprojnë, i urojnë vdekjen ose coronavirusin ish-yllit të tyre

Publikuar

-

“Astori vdiq keq… Ishalla sa më shpejt e shoqëron! Kopil famëkeq!”… Ka qenë ky mesazhi që një tifoz (pseudo më saktë) i ka dërguar Patrick Cutrones pas ndeshjes Fiorentina-Milan në Firence, ku sulmuesi i bë pjesë e episodit të penalltisë së fituar ndaj Romagnolit. Episod që vendosi ndeshjen pasi nuk ishte 11-të metërsh por më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Video: Vedat Muriqi çmend tifozët e Galatasarait, fiton penallti

Publikuar

-

Derbi i zjarrtë i Stambollit mes Fenerbahçes dhe Galatasaray-t është në shifrat 1-1, ndërsa lojtarët u janë drejtar dhomave të zhveshjes pas përfundimit të 45 minutave të para. Në një stadium të tejmbushur dhe me një atmosferë tërësisht të ndezur, Vedat Muriqi ka qenë një protagonist kryesor në golin e skuadrës së tij. Një ndërhyrje […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lautaro Martinez drejt Barçës, Interi piketon bomberin francez

Publikuar

-

Asi i Manchester United Anthony Martial raportohet të jetë në listën e transferimeve të Interit për të zëvendësuar Lautaro Martinez në verë. Sulmuesi argjentinas Martinez pritet t’i bashkohet Barcelonës në verë me Tuttosport që pretendon se katalanasit janë gati të paguajnë 150 milionë euro për të. Teksa shqetësimi për largimin e yllit të sulmit po […]

LEXO TE PLOTE