Connect with Us

U bë nami/ Ja pse arbitri dha penallti në fund për Juventusin ndaj Milanit

Seria A

U bë nami/ Ja pse arbitri dha penallti në fund për Juventusin ndaj Milanit

Publikuar

-

Juventusi barazoi 1-1 kundër Milanit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Kështu, gjithçka do të vendoset në duelin e kthimit, të planifikuar më 4 mars, në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë evituan humbjen në “San Siro”, falë një penalltie të fituar dhe kthyer në gol nga Cristiano Ronaldo në minutën e 90-të. Në fakt, roveshiata e portugezit e pa topin të përplasej në krahun e Calabria. Moment mjaft i dyshimtë, që ka mbetur i diskutueshëm edhe pas ndeshjes. Pas kontrollit me VAR, gjyqtari Valeri akordoi penallti.

Polemikat e pasuan këtë vendim, si në mesin e lojtarëve të Milanit, në fushë, ashtu edhe te tifozët kuqezinj, që kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Pyetja ngrihet e tillë: pse Valeri vërshëlleu për penallti? Rregullat i kemi në dorë, le të përpiqemi të shpjegojmë përse. Ky është pasazhi i rregullores, siopas medias italiane, që gjyqtari ka thirrur në ndihmë me këtë rast: “Nëse një futbollist prek topin me duar / krahë, kur ato pozicionohen në mënyrë të panatyrshme, duke rritur hapësirën e zënë nga trupi, akordohet penallti”.

Nga ana tjetër, pasi ka parë kontaktin e topit me dorë në VAR, Valeri shihet duke biseduar me Calabria. Kryesori qartëson lëvizjen e gjerë të krahut, ndërsa mbrojtësi kuqezi imiton duke kërcyer me krahët e tij (sikur thotë se nuk mund shkëputem nga toka pa hapur krahët). Sidoqoftë, nuk ka kthim prapa. Milan-Juventus përfundoi 1-1 dhe finalja e Kupës së Italisë është ende e hapur për të dyja skuadrat. Gjithçka vendoset në gjysmëfinalen e kthimit, në shtëpinë e bardhezinjve. /Telesport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: