Connect with Us

Zbulohet formcioni i Tiranës për ndeshjen ndaj Skënderbeut

Sport

Zbulohet formcioni i Tiranës për ndeshjen ndaj Skënderbeut

Publikuar

-

Tirana ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës në prag të sfidës me Skënderbeun. Bardheblutë nuk kanë qenë të plotë në stërvitje, pasi trajneri Emanuel Egbo ka lënë pushim lojtarët që u aktivizuan në Kupën e Shqipërisë. Të vetmit nga skuadra e së mërkurës që u stërvitën ishin ata që kishin luajtur pak, si dhe Karabeci që paçka ndeshjes së plotë, vazhdon të punojë.

Skuadra e parë ka vazhduar punën, ndërkohë që Emanuel Egbo ka zhvilluar dy ushtrime. Gjuajtje në portë me shumicë si dhe lojë tek për tek mes lojtarëve, ose më saktë mbrojtësve dhe mesfushorëve kundër sulmuesve. Në fund, është zhvilluar miqësorja e zakonshme brenda grupit.

FORMACIONI – Edhe pse trajneri dhe stafi nuk punuan me 11-shen pasi mungonin disa lojtarë, u vu re shumë qartë se cilët do të ishin titullarët në fushën e lojës. Nga minuta e parë do të luajë formacioni i fundit me Likën në portë. Në mbrojtje rreshtohen Doka, Vangjeli, Muça dhe Hoxhallari. Në mesfushë, Çelhaka dhe Batha. Para tyre treshja Kobina, Torasa e Kale. Në sulm i vetëm Majkëll Ngoja. Tirana vjen në sfidën me Skënderbeun pas nëntë fitoreve radhazi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: