Connect with Us

8 gola të shënuar/ Barazim i çmendur, një 17-vjeçar nderon PSG-në

Sport

8 gola të shënuar/ Barazim i çmendur, një 17-vjeçar nderon PSG-në

Publikuar

-

Ndeshja e javës së 25-të të Ligue 1 mes Amiens dhe Paris Saint-Germain do të mbahet mend gjatë nga tifozeria e dy skuadrave, por edhe nga sportdashësit asnjanës.

Pasi vendasit shkuan në avantazhin e trefishtë në pjesën e parë, PSG ka bërë një përmbysje epike përpara se Amiens të barazonte në fund duke marrë një barazim të merituar.

Guirassy ka zhbllokuar rezultatin për miqtë që në minutën e 5′ përpara se Kakuta të dyfishonte rezultatin pas gjysmë ore lojë.

Në të 40-ën Diabate ka shënuar golin e tretë, por Herrera ka ngushtuar diferencën pak përpara fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit vjen përmbysja e madhe e parisienëve me dy golat e 17-vjeçarit Kouassi i cili ka shënuar një dopietë brenda pesë minutave përpara se Icardi të shënonte golin e avantazhit.

Megjithatë, në kohën shtesë Guirassy ka shënuar golin e barazimit. Amiens mbetet në vend të 19-të, ndërsa PSG në krye me 62 pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: