Sport
Atleti shqiptar na bën sërish krenar/ Shpallet kampion i Ballkanit

Izmir Smajlaj vijon të ngjitet në majat më të larta të atletikës ndërkombëtare. Atleti shkodran është shpallur kampion Ballkani i atletikës për salla të mbyllura në garën e zhvilluar në Stamboll të Turqisë, në kërcim së gjati.
Rezultati i tij ishte shumë i mirë 7.91 metër, duke tejkaluar atë të arritur në garën e parë të sezonit 2020, me një centimetër.
Në këtë kampionat morën pjesë 23 shtete të ndryshme.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania