Connect with Us

Barcelona kërkon Lautaro Martinez, Interi i kërkon si këmbim “kokën” e këtij lojtari

La Liga

Barcelona kërkon Lautaro Martinez, Interi i kërkon si këmbim “kokën” e këtij lojtari

Publikuar

-

Lautaro Martínez është objektivi kryesor i Barcelonës për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm. Kopertina e së premtes së “El Mundo Deportivos ishte: “Lautaro për qershorin”. Këtë të shtunë vjen kundërpërgjigjja e zikaltërve nëpërmjet faqes së parë të “Tuttosport”: “Doni Lautaron? Atëherë na jepni Griezmannin”. Griezmann, 28 vjeç, ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024 dhe një klauzolë largimi prej 800 milion eurosh.

Në fakt, siç ka raportuar tashmë “El Mundo Deportivo”, zgjedhja e Lautaro Martínezin kushtëzon strategjinë e merkatos së Barcelonës. Ndikon edhe në përzgjedhjen me emergjencë të një numri 9, nëse La Liga jep miratimin (për shkak të dëmtimit të rëndë të Ousmane Dembelesë. Lautaro Martínez është 22 vjeç, një nga të paktët sulmues që tërheq interesin e ekipeve më të mëdha në Kontinentin e Vjetër.

I fundit që shfaqet në skenë për shërbimet e Lautaros është Real Madridi, por Barça ka një avantazh. Siç ka raportuar tashmë “El Mundo Deportivo”, ekziston një klauzolë largimi vetëm për dy javë në korrik, që i jep mundësinë sulmuesit nga Rosario të shkëputet nga zikaltrit. Bëhet fjalë për 111 milionë euro, shumë të cilën “blaugranat”, me sa duket, janë të gatshëm për ta paguar.

Interi, përmes drejtuesit të lartë Giuseppe Marotta, është përpjekur pa sukses për ta rritur klauzolën e largimit, duke i ofruar lojtarit një përmirësim të pagës, por nuk ka marrë një përgjigje pozitive.

Me një kontratë në fuqi deri në vitin 2023, Lautaro por zhvillon një sezon të shkëlqyer krah belgut Romelu Lukaku. Argjentinasi deri më tani ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë katër pasime vendimtare në 28 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon. /Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: