Connect with Us

Daja i befason të gjithë, zbuloni si do të rreshtohet Skënderbeu ndaj Tiranës

Sport

Daja i befason të gjithë, zbuloni si do të rreshtohet Skënderbeu ndaj Tiranës

Publikuar

-

Skënderbeu u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kampionat përballë Tiranës me një seancë stërvitore të zhvilluar në “Tropikal Resort” në Durrës.

Trajneri Ilir Daja duket se në këtë seancë të fundit në prag të këtij takimi i ka dhënë dorën e fundit ekipit, duke u munduar të mbyllë edhe formacionin me të cilin ekipi do të zbresë në fushë. Me mungesat dhe dilemat korçarët duket se do të ruajnë në pjesën më të madhe 11-shin që ka filluar si titullar takimin me Bylisin.

Në portë, pritet të luajë Koliçi ndërsa para tij është gati katërshja e formuar nga Meksi dhe Imami në krah e Dita me Pollozhanin në qendër për të mbyllur hapësirat e ofensivës bardheblu.

Në mesin e fushës Taipi dhe Elezi janë gati për një fanellë titullari, teksa një prej tyre duhet të zgjidhë balotazhin me Dajën, pasi në versionin që ka kryepankina e Skënderbeut, mund të hedhë edhe Pëllumbin në prapavijë dhe të spostojë Ditën në mesfushë. Në repartin e sulmit duket se gjithçka mbahet peng nga Krasniqi.

Formacioni i mundshem12

Në pritje të tij, Gripshi nga e djathta dhe Bregu në të majtë do të mbështesin sulmuesin e parë, që në varësi të zgjedhjeve do të jetë një mes Pusit ose Krasniqit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Juventin i thekur, por Rama e gjen motivimin te rivalët: Të bëhemi si Milani i Sakit

Publikuar

-

Nga

Në Itali ka dhënë mendimin e tij sesi duhet të dilet nga kjo situatë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Një juventin dhe që e adhuron këtë skuadër, por kur vjen puna për të gjetur histori të mëdha suksesi, përfundon te Milani i kohërave të arta. Si në rastin për zgjidhjen e kësaj pandemie dhe […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Borussia Dortmund “thyen” karantinën, ekipi kthehet në stërvitje

Publikuar

-

Nga

Borussia e Dortmundit “thyen” karantinën. Lojtarët verdhezi do të rillojnë stërvitjen nesër. Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirus, futbollistët qëdrejti do të ushtrohen në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik. Futbollisti gjerman Emre Can është shprehur i kënaqur që ka zbritur në fushën e blertë. “Në […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Situata e jashtëzakonshme, reagon presidenti i Bylisit: Qeveria të na ndihmojë, lojtarët presin…

Publikuar

-

Nga

Edhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i kërkon qeverisë shqiptare të  gjejë zgjidhje për ngërçin financiar të krijuar në futbollin shqiptar pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Nëpërmjet një deklarate publike për mediat, Kapllanaj theksoi se duke filluar që nga lojtarët deri në instancat më të larta të klubit duhet […]

LEXO TE PLOTE