Connect with Us

“Nuk më intereson Kukësi dhe Partizani”, Egbo shpërthen pas ndeshjes

Sport

“Nuk më intereson Kukësi dhe Partizani”, Egbo shpërthen pas ndeshjes

Publikuar

-

Tirana u ndal nga Skënderbeu ditën e sotme, një ndeshje që ishte e luftuar nga të dyja ekipet. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, tekniku Emanuel Egbo u shpreh se është i lumtur me atë që ekipi i tij tregoi në fushën e lojës.

Nuk është fundi i botës, bëmë volum loje. Jam i kënaqur me atë që treguam në pjesën e dytë. Treguam dëshirë për ta fituar ndeshjen. Skënderbeu shënoi nga një episod në pjesën e parë. Kjo e ndryshoi ndeshjen. Barazimi ishte i drejtë. Duhet të ishim pak më të qetë, pasi mund ta kishim marrë fitoren. Pak disiplinë taktike më shumë dhe do merrnim maksimumin. Nuk e nisëm mirë lojën dhe jemi koshient për këtë.

Çfarë iu ngeli peng nga ndeshja sot?

Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe këtë diskutuam me çunat. Sidomos në fillimin e ndeshjen nuk kemi qenë shumë mirë. Mendoj se në përgjithësi kemi dhënë shpirtin në fushën e lojës.

I trembeni Kukësit që mund t’iu largohet, apo që do iu afrohet Partizani? Do bëni tifo për Bylisin nesër?

Nuk bëj tifo për Bylisin, janë një ekip që japin maksimumin në fushë dhe nuk dorëzohen lehtë. Nuk mbaron gjithçka me rezultatet e nesërme. Do e shoh ndeshjen me qetësi dhe ka 14 javë deri në fund të kampionatit.

Nuk ka rëndësi kush na afrohet apo kush na largohet. Unë do të shikoj vetëm ekipin tim, dhe ndeshjen e radhës.

Ndërrimet me shpejt?

Ndërrimet mund t’i bënim pak më shpejtë por Ngoo është shtatëlartë dhe menduam se do na bënte punë në sulm, nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Por nuk mendoj se ishte gabim që nuk i bëra më shpejt.

I kam thënë ekipit që duhet të ulemi me këmbë në tokë, nuk duhet të bëjmë llogari, por duhet të shikojmë ndeshjes pas ndeshje. Por, ka edhe eufori.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: