Connect with Us

“Për çfarë e duam, vetëm për Kombëtaren?”/ Një shkundje për presidentët skeptikë të Superiores, “Air Albania” siguron 275 milionë lekë në 3 ndeshje

Sport

“Për çfarë e duam, vetëm për Kombëtaren?”/ Një shkundje për presidentët skeptikë të Superiores, “Air Albania” siguron 275 milionë lekë në 3 ndeshje

Publikuar

-

Kur “Air Albania” u ndërtua dhe hapi dyert për tifozët, përgjithësisht komentet kanë qenë shumë pozitive nga ana e tifozëve, por edhe mënyra sesi u pasqyrua nga mediat e huaja. Në jo pak raste krahasimet kanë qenë me stadiumet më moderne në Europë, për shkak të komoditetit, cilësisë dhe gjithë strukturës të kësaj arene.

Por edhe kritikat nuk ngeleshin pas, ndërsa temë me vete asokohe u bë arsyeja e ndërtimit të këtij stadiumi. “Për çfarë e duam, vetëm për Kombëtaren? Tre ndeshje në vit luhen”. Fillimisht u mendua se kjo arenë do të shërbente vetëm për ndeshjet e kuqezinjëve, por në fakt i përket gjithë futbollit shqiptar.

Për ta nisur me përballjen Partizani-Tirana, që solli një rekord të ri dhe të vështirë për t’u thyer. Në derbin e kryeqytetit që u luajt në “Air Albania” ishin të pranishëm rreth 19 mijë spektatorë dhe shifra e parave të fituara iu afrua 200 milionë lekëve të vjetra.

Kukësi zgjodhi që të luante ndeshjen me Partizanin në kryeqytet, duke marrë 35 milionë lekë të vjetra fitim nga biletat e grumbulluara. Ndërkoha Tirana në takimin e fundit të zhvilluar ndaj Teutës, arriti të grumbullonte 40 milionë lekë të vjetra me 5600 tifozë në stadium.

Shifrat flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për më tepër koment. “Air Albania” jep një leksion të pastër dhe shkund edhe presidentët e ekipeve në Shqipëri, se në rrugët e suksesit dhe të përfitimeve, pasi fundja futbolli për ta është biznes, puna niset nga baza.

Fillimisht duke investuar në shtëpinë, në infrastrukturën. Vetëm kështu mund të bëhen hapa të mëdha dhe galopant, për ta nisur që me skuadrat. Blerja e lojtarëve cilësorë mund të sjellë suksesin e një skuadre për një ose dy vite, por gjendja do të rikthehet sërish në pikën zero.

Ndërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe kushteve që krijojnë klubet për tifozët, do të rrisnin edhe më tepër përfitimet e tyre në fundin e një sezoni. Tirana e ka kuptuar këtë më së miri dhe për këtë arsye po e sheh “Air Albanian” më para si “shtëpi” sesa “Selman Stërmasin”, duke e gjetur si zgjidhje të momentit. Bardheblutë do të luajnë në këtë arenë për herë të tretë, tashmë kundër Skënderbeut. (Sport Ekspres)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: