Connect with Us

“Udhëtimi i vështirë i emigrantit shqiptar”, media prestigjioze spanjolle “ngre në qiell” Rei Manajn

La Liga

“Udhëtimi i vështirë i emigrantit shqiptar”, media prestigjioze spanjolle “ngre në qiell” Rei Manajn

Publikuar

-

Prania e Rei Manajt në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Barcelona për sfidën kundër Getafes është kthyer në temë kryesore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Spanjë, ku shumëkush ka dashur të dijë më shumë për futbollistin 23-vjeçar shqiptar i cili iu bashkua në janar katalanasve. Ndaj edhe e përditshmja sportive “AS” ka zgjedhur t’i kushtojë një speciale sulmuesit, duke treguar historinë e tij, e jo vetëm atë futbollistike.

Në rrëfimin e saj, gazeta e njohur spanjolle shkruan fillimisht se si lojtari ishte një tip i veçantë që i njeh mirë vuajtjet e jetës e për këtë arsye, nuk kanë qenë të pakta rastet kur mblidhte masazhatorët, punëtorët dhe pjesëtarët e tjerë të klubit te Albacete për t’u ofruar ndonjë darkë. “Ai i njeh vështirësitë e jetës. I lindur në 1997 në Lushnjë, emigroi në Itali kur ishte 11 vjeç bashkë me familjen e tij në kërkim të një të ardhme më të mirë. Shumë i lidhur me një prej gjysheve të tij, e cila e ka ndjekur gjatë të gjithë karrierës, jetonte me prindërit dhe motrën në të njëjtën banesë”, shkruan “AS” që më pas tregon se ai realizoi ëndrrën për t’u bërë futbollist që të siguronte jetesën e familjes së tij.

Më pas përshkruhet karriera e lojtarit, duke arritur deri te janari i këtij viti, kur i kërkoi menaxherit që ta largonte nga Albacete ku nuk kishte hapësira dhe më pas erdhi edhe kërkesa e Barcelonës. Sipas të njëjtit burim, Manaj nuk ka vendosur asnjë premio ekstra në kontratë nëse luan me ekipin e parë edhe pse ka pranuar se mund të ndodhë një gjë e tillë.

“Është kurioz fakti se mund të debutojë ndaj Getafes së Bordals, i cii në fazën përgatitore ishte shumë i interesuar për lojën e Manajt në një miqësore që zhvilluan në Alikante. Familja e tij po jeton me pasion orët para një debutimi të mundshëm. Ai përfshin në rrethin e ngushtë edhe qenin, Budino, i cili prej kohësh e shoqëron në këtë udhëtim që mund ta kthejë në një hero për një ditë, Rei Manaj mund të jetë shqiptari i parë që luan te Barcelona. Do të ishte një ngjarje kombëtare”, shkruan e përditshmja e njohur spanjolle.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Zbulohet prapaskena e bujshme, Messi dhe Ronaldo mund të ishin shokë skuadre te… Barcelona

Publikuar

-

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo rivalizojnë prej vitesh me njëri-tjetrin se kush është futbollisti më i mirë në planet. Të dy lojtarët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe rrallëkush ia ka dalë të qëndrojë për më shumë se një dekadë në nivele të larta. Merkato dhe transferimet e lojtarëve vendosen edhe nga detaje të vogla, […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tronditet bota e futbollit/ Futbollisti i Atletico Madridit ndërron jetë në një moshë fare të re

Publikuar

-

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja ditën e sotme, me Atletico Madrid që ka njoftuar ndarjen nga jetë të 14-vjeçarit, që luante për moshat e “Los Colchoneros”. Christian Minchola Sanchez numëronte mbi 50 gola me moshat e Atleticos, por ditën e sotme është ndarë tragjikisht nga jeta. Klubi madrilen ka shprehur ngushëllime për familjen […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE