Sport
Video/ Gjykimi skandaloz i Kridens Metës, goli i Tiranës i parregullt. I mohoi dhe një penallti Skënderbeut

Tirana dhe Skënderbeu nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në supersfidën e sotme, që prodhoi mjaft polemika. Bardheblutë barazuan shifrat në minutën e 76-të. Një gol i dyshimtë ky për Tiranën pasi në momentin e goditjes së dënimit Kale e nis topin në lëvizje e sipër, ç’ka është e ndalueshme.
Por, për arbitrin Kridens Meta gjithçka ishte e rregullt, edhe pse lojtarët korçar protestuan me të drejtë për atë moment.
Në fund, arbitri nuk ka as një penallti të pastër për Skënderbeun.
Pas këtij barazimi Tirana mban vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet në vendin e shtatë me 29 pikë.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania