Connect with Us

Dëmtimi i prish ëndrën Rey Manajt, tërbohen serbët

La Liga

Dëmtimi i prish ëndrën Rey Manajt, tërbohen serbët

Publikuar

-

Dashur padashur, aventura e Rei Manajt te Barcelona është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me dëmtimet e shumta. Fillimisht Luis Suarez, pastaj Osman Dembele dhe Hiroki Abe. Të gjithë e kanë mbyllur sezonin dhe kjo bëri që sulmuesi i Kombëtares shqiptare t’i ngjiste shpejt shkallët nga skuadra B në ekipin e parë. Sigurisht që ai ka treguar vlerat e tij në stërvitje dhe ka merituar gjithçka, por ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Dhe nëse dëmtimet e shumta i mundësuan grumbullimin me ekipin e parë dhe qëndrimin në stol për sfidën me Granadën, ishte sërish një dëmtim që i prishi ëndrrën për të debutuar.

Me dëmtimin e Hordi Albës, trajneri Kike Setien duhet që të bënte patjetër një zëvendësim të detyruar. Në këtë mënyrë, u zbehën shanset për Rei Manajn që në start. Edhe rezultati 2-1 ia vështirësoi gjërat shqiptarit, i cili priste me kalimin e minutave. Por Setien nuk donte të kalonte në aventurë dhe dy zëvendësimet e tjera ishin Rakitiç dhe Vidal. Asgjë për t’u dëshpëruar. Sezoni është i gjatë dhe Manaj sigurisht që do të ketë shanse të tjera për t’u aktivizuar me katalanasit.

MES DY TALENTEVE – Përpara fillimit të ndeshjes, skuadra e Barcelonës publikoi pamjet nga dhomat e zhveshjes dhe Rei Manaj ishte i ulur mes dy lojtarëve Ansu Fati dhe Frenki De Jong. Shqiptari është një lojtar që integrohet shumë shpejt në grup sepse bën humor dhe batuta. Në stërvitje është parë gjithmonë i qeshur edhe përkrah Lionel Mesit. Sulmuesi i Kombëtares u bë lojtari i parë shqiptar që grumbullohet nga skuadra e Barcelonës, por tani objektivi i radhës është debutimi…SERBËT – Grumbullimi i Rei Manajt me skuadrën e parë të Barcelonës ka bërë jehonë edhe në mediat serbe, teksa “Kurir” e ka cilësuar këtë fakt si një lajm tronditës. Në Serbi duken të tronditur që një futbollist shqiptar do të ketë shansin për të debutuar në “Kamp Nou” me fanellën e Barcelonës, përkrah yllit argjentinas, Lionel Mesi. “Lajm tronditës nga ‘Kamp Nou’, futbollisti shqiptar përkrah Lionel Mesit.

Ja kush është sulmuesi i ri i Barcelonës”, ishte titulli i vendosur nga “Kurir”, ndërkohë që në artikull sqarohet se Manaj është grumbulluar nga trajneri Setien dhe pritet të debutojë si titullar, për shkak të dëmtimeve të shumta në repartin ofensiv.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Messi me shokë bëjnë gjestin e madh, pranojnë uljen e rrogës me 70%

Publikuar

-

Klubet e futbollit ndodhen në krizë financiare dhe një ndihmë pritet të vijë nga ulja e pagave të futbollistëve. Juventusi dha një shembull pozitiv dhe lojtarët gjeten një akord me drejtuesit për të ulur katër rrogat e marsit, prillit, majit dhe qershorit. Plot 90 milion euro do kursejnë bardhezinjtë. Solidarizim për gjendjen e vështirë të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Neymar ose Lautaro? Mediat spanjolle japin lajmin e madh për Rey Manajn

Publikuar

-

Nga

Kjo periudhë e pushimit të gjatë për shkak të Koronavirusit dukej se do të ndikonte dyfish negativisht për Rei Manajn. Përveç stresit dhe terrorit të përjetuar në Spanjë gjatë këtyre kohëve, ashtu si të gjithë të tjerët, u mendua se Manajt do i fluturonte mundësia për debutimin e shumëpritur te katalanasit. Kjo pasi ky pushim […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zbulohet prapaskena e bujshme, Messi dhe Ronaldo mund të ishin shokë skuadre te… Barcelona

Publikuar

-

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo rivalizojnë prej vitesh me njëri-tjetrin se kush është futbollisti më i mirë në planet. Të dy lojtarët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe rrallëkush ia ka dalë të qëndrojë për më shumë se një dekadë në nivele të larta. Merkato dhe transferimet e lojtarëve vendosen edhe nga detaje të vogla, […]

LEXO TE PLOTE