Connect with Us

Egbo: Shqiptarët më shihnin sikur vija nga qielli, ja çfarë më propozuan

Sport

Egbo: Shqiptarët më shihnin sikur vija nga qielli, ja çfarë më propozuan

Publikuar

-

Emanuel Egbo ka arritur të sjellë në vete pas shumë vitesh një skuadër si Tirana, që gjithmonë ka qenë në krye dhe pretendente kryesore për titullin kampion. Pas një kohe të gjatë larg këtyre niveleve, është trajneri nigerian, që arrin të mbledhë një ekip “të hutuar” dhe ta dërgojë në krye të renditjes.

Megjithatë, kontributi i Egbo për Tiranën ka filluar 18 vite më parë, kur ai vinte për herë të parë në Shqipëri. Në emisionin “Zona Gol” ai kujton fillimet e tij në vendin tonë dhe tregon përshtypjet e para të shqiptarëve ndaj një njeriu me ngjyrë. Gjithashtu zbulon se i kanë propozuar të luajë në kombëtaren e Shqipërisë, por ka refuzuar.

SHQIPËRIA- “Kam gati gjysmën e jetës sime në Shqipëri. Kam edhe nënshtetësi shqiptare, kështu që kjo është ndoshta edhe shtëpia ime e parë sepse kam vetëm dy motra në Nigeri dhe vetëm ata takoj atje. Prindërit nuk i kam dhe një vëlla jeton në Gjermani. Këtu e kam si bazën ku kam qëndruar më shumë kur jam larguar nga Nigeria. Tirana ka qenë klubi i parë kur kam ardhur në Shqipëri. Kam punuar edhe në Ballsh. Shqiptarët kanë pasur shumë gjëra të përbashkëta me Nigerinë.”

EVOLUIMI- “Mikpritja dhe respekti na bashkon, prandaj nuk është befasi që kam 18 vjet që jetoj në këtë vend. Ka shumë ndryshim Shqipëria. Në 2001 Shqipëria ka qenë shumë ndryshe dhe është përmirësuar shumë si në infrastrukturë edhe në mentalitet. Mbaj mend atëherë ishte koha pas trazirave dhe kishte shumë njerëz që nuk kishin parë ndonjëherë një njeri me ngjyrë. Mbaj mend kur dilja në qendër të Tiranës kur më shihnin disa njerëz sikur kam zbritur nga qielli. Në kohën e tanishme mund të bëj çfarë të dua dhe nuk i bën njeriu përshtypje, pasi vendi ka evoluar dhe kanë shëtitur nëpër Europë. Nuk është më problem kjo pjesë.

KOMBËTARJA E SHQIPËRISË- “Kur kam ardhur profesor Sulejman Mema dhe Shkëlqim Muça më kanë ndihmuar shumë. Pas disa ndeshjeve profesor Mema më ka propozuar të luaj për ekipin kombëtar të Shqipërisë dhe i kam thënë se nuk kam mundësi sepse jam me kombëtaren e Nigerisë. E falënderoj shumë sepse më ka ndihmuar shumë”, përfundoi Egbo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE