Connect with Us

Eksplozivi poshtë makinës, Liçi: Ishte C4, një goditje nga sporti që nuk e di nga vjen

Sport

Eksplozivi poshtë makinës, Liçi: Ishte C4, një goditje nga sporti që nuk e di nga vjen

Publikuar

-

Një sasi e dyshuar eksplozivi është gjetur poshtë makinës të administratorit të Vllaznisë, Suad Lici, ditën e sotme. Ai ka folur për mikrofonin e “Supersport” për këtë ngjarje, duke u shprehur se këto presione vijnë nga futbolli dhe jo nga bota e biznesit.

Mund të na përshrkuani të rejat e fundit? “Kam vetëm një informacion dhe është se ka qenë C4 dhe nuk jam i interesuar më tepër pasi dhe organet kompetente do të merren me këto gjëra. Ishte një ditë e qetë, e zakonshme dhe pashë diçka të dyshimtë në makinë, më pas lajmërova policinë. Faleminderit Zotit, nuk ishte goditje për Licin, por ishte goditje për sportin në përgjithësi. I them atyre që kanë marrë pjesë në këtë gjë larg duart nga sporti”.

E përjashtoni pistën e biznesit? “Po, normalisht. Unë nuk jam person që kam probleme të tilla. Unë merrem me pijet freskuese dhe kam vite në binzes”.

Përse presione, nga vijnë? “Unë nuk jam në gjendje të shprehem nga vijnë këto presione, ne kemi zbatuar anën profesionale dhe kam qenë transparent me të gjithë. Çdo gjë që është bërë, është bërë me dokumenta dhe transparencë. Çdo njeri që mendon se mund të kontribuoj të Vllaznia mund të largohet dhe të rikthehet”.

Ndeshja ndaj Teutës? “Është ndeshja e radhës dhe do të kërkojmë të marrim fitoren”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Bashkëpunëtori i Rejas: Nuk habitem nga bujaria e shqiptarëve, dinë të të vlerësojnë

Publikuar

-

Nga

Trajneri atletik i kombëtares së Shqipërisë Luixhi Febrari thotë se nuk ndihet i befasuar nga dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nga qeveria jonë drejt Italisë. Në një intervistë për “Brescia Oggi”, bashkëpunëtori i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja thekson se “italianët në Shqipëri ndihen të privilegjuar” dhe se ky gjest nga ana e […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Kjo situatë në prek të gjithëve”, Altin LALA flet nga Gjermania: Problem do jetë …

Publikuar

-

Nga

Virusi COVID-19 vazhdon të jetë problematik për një pjesë të madhe të botës dhe kryesisht Europën. Për ta parandaluar, vendet kanë marrë masa ekstreme duke kufizuar lëvizjen e individëve. Gjermania është një nga vendet që ka numër të lartë të infektuarish, por vdekshmëria është e ulët kjo dhe fal menaxhimit të bluzave të bardha. Ish […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Historike/ Ja rekordi që theu Dinamo në Kupat e Europës

Publikuar

-

Nga

Dinamo arriti që afro dy dekada më parë të rikthehet te titulli kampion, nën presidencën e Besnik Sulajt dhe me një skuadër që grumbulloi më të mirët e futbollit shqiptar. Mjafton të përmendësh portierin e tretë të Kombëtares, Ilion Lika, apo dhe sulmin, aty ku kualitete si: Fjodor Xhafa e Daniel Xhafaj, Klodian Asllani apo […]

LEXO TE PLOTE