Connect with Us

Goditje e rëndë për për Hysajn, humbet sfidën me Barcelonën

Kombëtare

Goditje e rëndë për për Hysajn, humbet sfidën me Barcelonën

Publikuar

-

Ndeshja e sotme nuk ishte me fund të lumtur për Elseid Hysajn, edhe pse dha një asist në fitoren 1-0 të skuadrës së Napolit përballë Kaljarit. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare la fushën e lojës 10 minuta para fundit dhe fillimisht u mendua për një dëmtim të lehtë pas një përplasje, por gjërat duken më serioze se aq.

Klubi i Napolit doli me një komunikatë rreth situatës së mbrojtësit, i cili ka qenë i pranishëm rregullisht në fushën e lojës për napolitanët nën drejtimin e Gatuzos. “Elseid Hysaj, i zëvendësuar për dëmtim në fund të ndeshjes Kaljari-Napoli, ka pësuar ndrydhjen e gjurit të djathtë. Gjendja e mbrojtësit do të vlerësohet përsëri më tej që nesër pas rifillimit të stërvitjeve”, shkruhej në këtë komunikatë.

Edhe pse nuk jepet kohëzgjatja që duhet për riaftësimin nga dëmtimi, mediat italiane insistojnë se ai do ta bëjë lojtarin të humbasë mes 15 dhe 20 ditëve, që të riaftësohet plotësisht. Kështu, ai humb me siguri ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Breshias, por me shumë mundësi edhe atë pas 10 ditësh kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Braçe i përvishet sërish Dukës: Shit Bently-n meqë të dhimbset futbolli, ose pagaj me fitimin tënd nga Digitalbi

Publikuar

-

Nga

Debati mes zv/kryeministrit Erion Braçe dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka rreth dhënies së ndihmës financiare të shtetit për klubet e futbollit shqiptar ka vazhduar sot me kundërpërgjigjen e zyrtarit të qeverisë. Braçe i bëri thirrje kreut të FSHF-së që “të shesë automjetin e tij Bentli për të siguruar para që do të shkojnë si […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Cana tregon si fituam ndaj Rumanisë në Europian: Bëjeni për mua

Publikuar

-

Nga

Lorik Cana ka qenë i ftuar në “Fan Zone”, atje ku ka rrëfyer edhe eksperiencën me Shqipërinë në Europianin e Francës. Më saktësisht atë ndeshje të fituar ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0, ndërsa kapiteni legjendar ia kishte lënë si porosi djemëve të Kombëtares: “Bëjeni të mundur që të mos jetë ndeshja e fundit për mua”. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Emanuele Ndoj tërbon shokun e skuadrës: Nuk më la të investoja…

Publikuar

-

Nga

Emenuele Ndoj kaloi një fillimsezoni shumë të vështirë pas debutimit në Serinë A, duke qenë se dëmtimi e mbajti gjatë larg fushave të futbollit, por pasi ai u rikuperua plotësisht dhe luajti 8 minuta edhe ndaj Juventusit në mars, fati deshi që kampionati të ndalej si rrjedhojë e makthit të COVID-19. Por ndërkohë, mesfushori i […]

LEXO TE PLOTE