Connect with Us

Kukësi tenton sot shkëputjen, luftë edhe në fundin e tabelës/ Ja ndeshjet e Superligës që luhen sot

Sport

Kukësi tenton sot shkëputjen, luftë edhe në fundin e tabelës/ Ja ndeshjet e Superligës që luhen sot

Publikuar

-

Dita e sotme do të mbyllë javën e 22 të Kategorisë Superiore. Do të luhen katër ndeshje, ku tre prej tyre do të jenë në të njëjtin orar. Në orën 14:00 do të zbresin në fushë Partizani, Kukësi dhe dyshja e fundit të tabelës. Kukësi do të udhëtojë në Ballsh për t’u ndeshur me Bylisin dhe tentuar shkëputjen ndaj Tiranës, të cilën e ndali Skënderbeu ditën e djeshme. Ndërkohë nga ana tjetër skuadra e trajnerit Dovedan janë shumë të uritur për të marrë një fitore, që do të ishte e para për këtë vit në Superiore.

Në të njëjtën orë kalendari ka rezervuar një tjetër ndeshje mes të fortësh. Partizani do të tentojë të kalojë Laçin më qëllimin e arritjes së dyshes kryesuese, ndërsa skuadra e Cungut për të mbajtur pozitat në luftën për një vend në Europë. Mesdita mbyllet me duelin mes Luftëtarit dhe Flamurtarit. Dy skuadrat janë në vendet e fundit dhe është më shumë një duel prestigji, pasi vetëm matematika nuk flet për një rënie nga kategoria e të dy ekipeve.

Ndeshja mbyllëse është mes Teutës dhe Vllaznisë. Shkodranët kërkojnë të largohen nga vendi i tetë, që të çon në fazën “Play-Off” për rënien nga elita e futbollit të vendit dhe një fitore do i bënte shumë punë, pas barazimit të Skënderbeut dje me Tiranën. Teuta qëndron në vendin e gjashtë dhe i duhet të qëndrojë brenda objektivave sezonalë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: