BundesLiga
Manuel Neuer nuk është portier normal, shihni se çfarë ka bërë gjatë ndeshjes së sotme (video)

Portieri i Bayern-it, Manuel Neuer, konsiderohet si një nga më të mirët në botë jo vetëm për ptitjet që bën, por edhe për daljet e herëpashershme nga porta, kur kthehet në një mbrojtës shtesë për ekipin.
Një nga këto dalje është parë edhe sot në ndeshjen që Bayern ka fituar 4-1 në fushën e Koln-it. Sulmuesi i vendasve, Uth mund të ketë menduar se po shkonte drejt një goli të sigurt në minutën e 62-të të pjesës së dytë, por nuk i kishte bërë llogaritë me numrin një të bavarezëve.
Manuel, në fakt, ka braktisur zonën e rreptësisë dhe ka arritur ta largojë topin me një ndërhyrje spektakolare.
desarme cirúrgico de manuel neuer
pic.twitter.com/iXJyQHTzrz— bayern da deprê (@_bayerndepree) February 16, 2020
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania