Sport
Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea.
Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca së bashku me mjekët. Perovic u transportua menjëherë për ndihmë më të specializuar.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania