Connect with Us

Partizani vazhdon marshimin, fiton edhe në Laç dhe i afrohet kreut

Sport

Partizani vazhdon marshimin, fiton edhe në Laç dhe i afrohet kreut

Publikuar

-

Është mbyllur ndeshja mes Laçit dhe Partizanit, me këta të fundit që kanë triumfuar me rezultatin 3-1. Një ndeshje me të vërtetë shumë e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, të cilat kërkonin me ngulm fitoren. Kurbinasit ishin dominues në fillim të ndeshjes, teksa dukeshin më kërkues dhe e gjetën golin të parët.

Në minutën e 27’ Redon Xhixha e dërgoi topin në rrjetë, pasi topi ishte kthyer nga portieri Hoxha pas gjuajtjes së Nuanbuezes. Megjithatë ky avantazh zgjati shumë pak, pasi në minutën e 31’, Bruno Telushi vendosi baraspeshën nga goditja e dënimit. Vetëm dy minuta më vonë, ishte Bitri që realizoi me kokë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me Laçin në sulm. Kurbinasit kishin disa raste për shënim, por nuk ia dolën të gjejnë golin, kjo edhe për meritë të Hoxhës, i cili ishte në një formë shumë të mirë sot.

Për të hipotekuar fitoren mendoi përsëri Telushi, i cili në minutën e 81’ me një skemë perfektë nga goditja e dënimit, e dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin Stazhilla. Me këtë fitore Partizani shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Laçi ngelet në kuotën e 32 pikëve, në vendin e 5-të.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: