Connect with Us

Takaj ngre peshë korçarët: Skënderbeu nuk dorëzohet kurrë, keni parë ndonjë ekip më të mirë se ne?

Sport

Takaj ngre peshë korçarët: Skënderbeu nuk dorëzohet kurrë, keni parë ndonjë ekip më të mirë se ne?

Publikuar

-

Skënderbeu ka arritur që të ndalë për herë të parë Tiranën e Egbos, që vinte pas shumë fitore radhazi, me zanafillën që nisi pas fitores në derbin me Partizanin. Triumfi u kthye si faktor psikologjik te bardheblutë, me kundërshtarët që e pësonin edhe në minutat e fundit, duke humbur përballë kryeqytetasve.

Por korçarët e mbajtën një pikë në “Air Albania” dhe me pak më shumë kujdes e duke shfrytëzuar gabimet e kundërshtarit, mund të kishin fituar. Menjëherë pas përfundimit të takimit, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka folur për “Sport Ekspres”, duke konstatuar se nuk ka asnjë ekip më të mirë se korçarët në këtë kampionat.

“Barazimi nuk i shërben askujt, aty 1 pikë është. Ne kishim shanset tona për të fituar në fund, ose për ta dërguar në 0-2. Të dorëzohet Skënderbeu? Po si mund të dorëzohemi ne? A ka ndonjë arsye? Ka ndonjë ekip më të mirë se Skënderbeu këtu në Superiore?

Trajneri i ka lojtarët, po ka pasur shumë dëmtime si Muzaka, Ndeki, Krasniqi dhe tani Jashanica që do të kthehet. Boll janë kaq! Optimizmi është te skuadra pasi ndeshjet i kemi zhvilluar mirë dhe rezultatet do të vijnë”, ka thënë Takaj. /Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Kaos te Barcelona, e pëson keq dhe Rei Manaj

Publikuar

-

Nga

Pas një sërë diskutimesh, duket se Barcelona ia ka dalë të bindë Mesin me shokë për reduktimin e pagesave në këtë kohë kriz për shkak të Koronavirusit, ndërsa pjesën e mbetur do e marrin kur situata të qetësohet. Ndërkohë  nga Spanja raportohet se diçka e tillë do ndodhë për gjithë klubin, duke përfshirë edhe ekipin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio do me çdo kusht Kumbullën, fut mik Thomas Strakoshën

Publikuar

-

Nga

Të marrësh Marash Kumbullën në merkaton e radhës që do të hapet për tregun europian, nuk është e lehtë, aspak. Emri i këtij futbollisti po qarkullon kudo në kampionatet dhe ekipet më të mira, veçse në “Ligue 1”. Nga Dortmundi te Inter dhe Manchester United me Manchester City, duke lënë jashtë listës dhe pa përmendur […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ermir Lenjani tregon padrejtësinë e turpshme që i bënë në Zvicër për shkak të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Ermir Lenjani do të bënte bujë përpara disa ditësh, pasi do të largohej nga Sioni së bashku me 8 lojtarë të tjerë. Kjo pasi futbollistët nuk pranuan uljen e rrogave dhe presidenti Christian Constantin mori masën më ekstreme. Por çfarë ndodhi realisht? Një padrejtësi mund të thuhet se i është bërë këtyre lojtarëve, ndërsa vërtet […]

LEXO TE PLOTE