Connect with Us

Teuta del nga kriza, mund Vllazninë mes spektaklit

Sport

Teuta del nga kriza, mund Vllazninë mes spektaklit

Publikuar

-

Teuta është rikthyer te fitorja në kampionat duke mposhtur me përmbysje 3-1, Vllazninë e Mirsad Jonuz. Shkodranët kaluan të parët në avantazh me anë të Gurishtës në minutën e 16-të. Vetëm 8 minuta zgjati festa e kuqebluve, pasi Rustem Hoxha barazoi shifrat në minutën e 24-t. Durrsakët nuk u mjaftuan me barazim në pjesën e parë, teksa Todorovski përmbysi gjithçka në minutën e 44-t, pas një gabimi të portieri Laço.

Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën e Edi Martinit, e cila realizoi 22 sekonda pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, duke hipotekuar triumfin. Pas kësaj humbje, ndeshjet e zhvilluara në mbrëmje me dritën e projektorëve, po kthehen në makth për skuadrën shkodrane, e cila këtë sezon, nuk ka regjistruar asnjë rezultat pozitiv kur luan me drita. Me këtë triumf Teuta u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 35 pikëve, ndërkohë që Vllaznia, mban vendin e 8-të, me 1 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të 7-të.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: