Connect with Us

Trajneri i Atalantës mahnitet nga Berat Gjimsiti pas ndeshjes

Seria A

Trajneri i Atalantës mahnitet nga Berat Gjimsiti pas ndeshjes

Publikuar

-

Trajneri i Atalantës, Xhampiero Gasperini, ka arritur që të ndërtojë një makineri golash për të dytin vit radhazi. Me 63 gola të shënuar, ekipi i tij ka tundur 10 herë më shumë rrjetën se ekipi i dytë më i mirë në këtë statistikë, Lacio, meritë e një loje skuadre që sheh shumë protagonistë në fazën ofensive.

Një prej tyre është edhe Berat Gjimshiti i cili në ndeshjet e mëparshme ka rastisur të gjejë rrjetën e sot ka dhënë kontributin e tij me asist. Vetë Gasperini, në konferencën për shtyp pas sfidës i thuri elozhe mbrojtësit shqiptar që kuptoi se çfarë ishte më e mira për skuadrën.

“Ne kemi pësuar 32 gola në kampionat, por pastaj shkojmë e shënojmë. Mënyra se si luajmë na lë të zbuluar para ndonjë gabimi teknik, por nuk ndryshon vlerën e lojtarit. Jam i lumtur që Palomino shënoi gol. Ishe një goditje nga këndi në pjesën e parë ku kishte goditur drejt portës Gjimshiti. Folëm gjatë pushimit të ndeshjes dhe ai u tregua i aftë që të mos bëhej lakmiqar”, tha trajneri duke vlerësuar faktin se Gjimshiti kishte zgjedhur të pasonte topin te shoku i skuadrës e jo të tentonte vetë përsëri kuadratin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Roma bëhet gati për një goditje të madhe në merkato

Publikuar

-

Nga

Roma është e vendosur që të transferojë Pedro Rodriguezin nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror. Giallorossët janë në krizë financiare shkaku i coronavirusit dhe po tentojnë që të transferojë disa lojtarët me parametra zero. Frank Lampard thuhet se ka biseduar me me anësorin spanjoll dhe i ka bërë me dije se nuk është më […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mario Gotze drejt Serisë A, e presin Milani dhe Roma

Publikuar

-

Nga

Anësori i Borussia Dortmundit, Mario Gotze, iu është ofruar klubeve italiane, Milan dhe Roma, raporton Gazzetta dello Sport. Lojtari gjerman nuk ka arritur të lë përshtypje në Signal-Iduna Park, ashtu që nuk e ka bindur klubin gjerman që t’ia rinovojë kontratën, e cila i skadon në muajin qershor. Gazeta italiane njofton se kampioni i botës […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Marash Kumbulla gjithnjë e më pranë Interit

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, është dëshira kryesore e Inter. Merkatoja e verës pritet ta gjejë Interin si një skuadër shumë aktive, e cila synon përforcimin në disa reparte. Sipas raportimeve nga Italia, Verona mund të humbe një tjetër yll të skuadrës, pikërisht si pasojë e dëshirave të Interit. ‘Goal Italia’ shkruan se Inter ka si […]

LEXO TE PLOTE