Connect with Us

Video/ Fantastik Hysaj, asiston në fitoren e Napolit

Kombëtare

Video/ Fantastik Hysaj, asiston në fitoren e Napolit

Publikuar

-

Elseid Hysaj vazhdon ët shtyjë takimin me golin në Serinë A, por gjithsesi ndihmon herë pas here me asistet e tij që skuadra e Napolit të marrë pikë të rëndësishme. Kështu ka qene dhe sot, kur një pasim i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare ka zgjidhur një ndeshje që dukej e komplikuar për napolitanët përballë Kaljarit.

Futbollisti shqiptar luajti sot në krahun e majtë të prapavijës dhe dha një provë të mirë në fazën e tërhequr, duke ndihmuar disa herë edhe përpara tij. Në një nga këto dalje në krah ai rezultoi vendimtar pasi në pjesën e dytë të sfidës dha pasimin për Mertens i cili shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Gatuzos e cila është në ndjekje të misionit në dukje të pamundur të një vendi në Ligën e Kampioneve.

Klasifikimin vazhdon ta kryesojë Juventusi, i cili sot pa Kristiano Ronaldon gjeti zgjidhje te dyshja Dibala-Kuadrado, të cilët shënuan nga një gol në secilën pjesë për të marrë suksesin e radhës e pritur me qetësi ndeshjen e dy skuadrave që e rivalizojnë për vendin e parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: