Connect with Us

100-vjetori Tiranës, klubi bardheblu nderohet me “Titullin e Madh”

Sport

100-vjetori Tiranës, klubi bardheblu nderohet me “Titullin e Madh”

Publikuar

-

Klubi i Tiranës u vlerësua nga Shoqata “Tirana” me “Titullin e Madh” në aktivitetin e përvitshëm “Sofra e Tiranës”, i cili u mbajt në “Pallatin e Kongreseve”.

Çmimi iu dorëzua presidentit të 24-herë kampionëve të Shqipërisë Refik Halili nga e bija e ikonës bardheblu Selman Stërmasi, Mirjam Stërmasi.

Në këtë aktivitet, klubi kryeqytetas publikoi programin për përvjetorin e 100-ë të themelimit të tij ku do të ngrihet një muze për historinë e TIranës, do të krijohet himni i klubit bardheblu me rastin e përvjetorit jubilar si dhe do publikohet dhe libri “Tirona 100 vjet”.

Njoftimi i Tiranës:

Shoqata Tirana vlerëson KF Tiranën…

Shoqata Tirona në shenjë mirënjohje ka dhënë sot në eventin “Sofra e Tiranës” vlerësimin “Titulli i Madh” për KF Tirana, me motivacionin “Arritje historike në futbollin shqiptar brënda dhe jashtë vendit. Prezente në sallën e “Pallatit të Kongreseve” ishte E bija e Selman Stërmasit, Mirjam Stërmasi e cila i dorëzoi çmimin presidentit të KF Tirana, Z. Refik Halili. Në fjalën e tij presidenti Halili u shpreh: “Është nder dhe privilegj shumë i madh për mua, për klubin tonë që këtë titull nga Shoqata e Tiranës e jep zonja Stërmasi. Në emër të klubit dhe gjithë futbollistëve që ndodhen të pranishëm sonte në sallë, ju përshëndesim të gjithëve. Jam i lumtur që sot në këtë sallë prezantuam të gjjthë festimet që do të bëjmë të gjithë bashkë për klubin e Tiranës e klubit më të madh në Shqipëri e më me shumë trofe”.
Ndërkohë Klubi i Futbollit Tirana me një video prezantuese me vargje të mrekullueshme për Tironën nga i madhi Reshat Arbana, shpalosi programin për 100 vjetorin ku po punohet:

1. Përurimi i librit “Tirona 100 Vjet”
2. Dokumentar i kushtuar 100 vjetorit të KF Tirana
3. Muzeu KF Tirana 100 vjet
4. Kënga e 100 vjetorit
5. Kupa e 100 vjetorit
6. Miqësore Luksi
7. Evente zbavitëse e speciale

Festojmë bashkë 100 vjetorin e Tiranës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: