Connect with Us

Disfata ndaj Teutës, Vllaznia merr “tatëpjetën”

Sport

Disfata ndaj Teutës, Vllaznia merr “tatëpjetën”

Publikuar

-

Vllaznia ka humbur sërish dje në transfertën e Durrësit (1-3). Të besuarit e Mirsad Jonuz kanë kaluar të parët në avantazh, teksa janë përmbysur qysh në pjesën e parë nga Teuta. Një gafë e portierit Laço i ka dhënë krah vendasve, që kanë shënuar edhe të tretin me fillimin e pjesës së dytë. Shkodranët e shohin veten në një situatë aspak komode, teksa pas 22 javësh mbajnë vendin e 8 me 28 pikë.

Kuqeblutë kanë zhvilluar pesë ndeshje këtë vit kalendarik, duke siguruar vetëm një fitore; atë ndaj Flamurtarit në shtëpi. Dy barazime dhe dy humbje kanë kthyer ethet e krizës në Shkodër, me lojtarët dhe drejtuesit që nuk janë të qetë as jashtë fushe. Shkodranët janë në hije, me ekipin që ka shënuar pesë dhe ka pësuar gjashtë gola në ndeshjet e fundit. Momentalisht Vllaznia është në play-off, vend që të çon në ndeshjen shtesë për të mbetur në elitën e futbollit shqiptar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE