Connect with Us

Ja pse Kukësi Tirana është sfida e veçantë e kësaj jave

Sport

Ja pse Kukësi Tirana është sfida e veçantë e kësaj jave

Publikuar

-

Dueli i javës së 23-të të Kategorisë Superiore vë përballe dy ekipet që aktualisht gjenden pranë njëri-tjetrit në majën e klasifikimit, Kukësin e Tiranën, të cilët rivalizojnë mes tyre edhe për serinë e gjatë të ndeshjeve pa njohur shijen e humbjeve në këtë kampionat. Kukësi nuk e njeh disfatën që në muajin nëntor, ndërsa Tirana që në fillimin e dhjetorit, e që atëherë dy ekipet nuk kanë dalë asnjëherë pa pikë nga fusha e lojës në Superiore.

Hera e fundit që Kukësi është mundur, ka qenë me Laçin më 10 nëntor, pasi u mposht 1-0 nga goli i Nuabueze. Që atëherë, skuadra e Duros ka marshuar me një ecuri mbresëlënëse, duke regjistruar 10 sfida radhazi ku nuk njeh disfatë në kampionat, të ndara në 7 fitore e 3 barazime, me 21 gola të shënuar e 7 të pësuar.

Nga ana tjetër, Tirana vjen në këtë duel duke mos njohur humbjen prej 8 ndeshjesh radhazi. E fundit ka qenë pikërisht ndaj Kukësit, më 7 dhjetor, ku kapitulloi pa kushte 3-1, sfidë që vulosi edhe fatin e trajnerit Julian Ahmataj e solli në pankinë Emanuel Egbo. Trajneri nigerian ka regjistruar 7 fitore e 1 barazim në kampionat gjatë këtyre ndeshjeve, me 17 gola të shënuar e 6 të pësuar.

Statistika të ngjashme, që vendosin dy ekipet pranë njëra tjetrës e që bëjnë edhe më interesant këtë duel që mund të rezultojë vendimtar në luftën për titull, si për njërin ekip, ashtu edhe për tjetrin, qoftë edhe për “bonusin psikologjik” që jep në rast fitoreje një përballje e tillë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Publikuar

-

Nga

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi. Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar […]

LEXO TE PLOTE