Connect with Us

Mediat italiane nuk kanë dyshime, ja ku do të transferohet Marash Kumbulla

Kombëtare

Mediat italiane nuk kanë dyshime, ja ku do të transferohet Marash Kumbulla

Publikuar

-

Emri i tij u lakua së tepërmi gjatë merkatos dimërore, teksa shumë klube të njohura kanë shfaqur hapur interesin për të. I gjithë ky interesim justifikohet më së miri nga paraqitjet në fushën e lojës të Marash Kumbullës, që me vetëm gjysmë sezoni në Serie A po i mahnit të gjithë. Napoli ishte në garë të fortë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, por e ardhmja e këtij të fundit pritet të jetë tjetërkund.

Futbollisti 20-vjeçar me shumë mundësi do të ndjekë në verën e ardhshme rrugën që të çon në Milano, atje ku do të veshë fanellën e Interit. Madje kjo ishte edhe arsyeja përse Kumbulla refuzoi Napolin, duke pëlqyer kështu më tepër zikaltrit. Këta të fundit e kërkuan shqiptarin në janar, ndërsa vetë presidenti i Veronës është takuar me drejtuesit e Interit dhe në qendër të bisedimeve ka qenë emri i Marash Kumbullës.

Në Itali tashmë lajmërojnë largimin e Diego Godin në fund të sezonit dhe Marota e sheh zëvendësuesin ideal në prapavijën e Veronës. Një shumë prej 20 milionë eurosh u la në tryezën e klubit veronez së bashku me shërbimet e Dimarcos. Ky i fundit u huazua me të drejtë blerje nga Verona, gjë që bën të ngrihen hipoteza se marrëveshja me sa duket është arritur. Ajo çfarë pritet është ardhja e verës për të zyrtarizuar çdo gjë, duke i dhënë kësaj historie një fund të lumtur për të gjitha palët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Mos u merr me kombëtaren, po shiko autogolat e qeverisë”, Vata i përvishet Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Figura e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, ka komentuar situatën e fundit që ka prekur gjithë botën. Flitet për pandeminë e COVID-19 dhe ndikimin e saj në futboll. Në një intervistë për “ABC News”, Vata shprehet se kryeministri Rama duhet të lërë krahasimet e Kombëtares që pëson gol në minutë të fundit dhe të shohë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E nis me fanellën e Shaqirit dhe e përfundoi me të tijën/ Ermir Lenjani bën sfidën e pamundur

Publikuar

-

Nga

Mesfushori anësor i Shqipërisë, Emir Lenjani, me anë të një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka dhuruar spektakël. Lenjani ndodhet aktualisht në karantinë, si dhe pa skuadër, pasi u largua nga ekipi zviceran i Sion. 30 vjeçari nga Prishtina, me videon e publikuar, tregoi formën e tij shumë të mirë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sërish polemika, Rama kapet prap me kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mundohet me çdo kusht të ndërgjegjësojë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të Koronavirusit. Kryeministri njihet edhe për batutat e tij të shumta, teksa shpesh herë ka përmendur edhe Kombëtaren në kohët e fundit, duke iu referuar pësimit të golave në minutat e fundit nga kuqezinjtë. Të […]

LEXO TE PLOTE