Connect with Us

Messi lë pas Ronaldon dhe fiton një tjetër çmim/ E ndan me një britanik

Sport

Messi lë pas Ronaldon dhe fiton një tjetër çmim/ E ndan me një britanik

Publikuar

-

Lionel Messi dhe Lewis Hamilton janë fituesit e “Sportistit të vitit” në çmimet “Laures”. Sportistë dhe ish-sportistë nga shumë fusha dhe disiplina bashkuan votat e tyre dhe zgjodhën si përfundim argjentinasin dhe anglezin. Messi fitoi Topin e Artë dhe kampionatin spanjoll, ndërsa Hamilton titullin e gjashtë në histori.

“Pleshti” nuk ishte pjesëmarrës në këtë ceremoni, ndërsa Hamilton e tërhoqi vetë çmimin. Kapiteni i Barcelonës kishte dërguar një video falenderuese për të gjithë të pranishmit. “Kërkoj falje që nuk mund të isha i pranishëm sonte. Kisha shumë dëshirë të isha i pranishëm, por fatkeqësisht nuk mundem. Dua të falenderoj Akademinë ‘Laures’ që më dha këtë çmim. E vërteta është se është një çmim shumë special dhe jam shumë i nderuar që jam i pari sportist që e fitoj. Ju falenderoj shumë”, – tha Messi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: