Connect with Us

Në ankth për Hysajn, dalin përgjigjet e dëmtimit të shqiptarit

Seria A

Në ankth për Hysajn, dalin përgjigjet e dëmtimit të shqiptarit

Publikuar

-

Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët në fushë për Napolin në sfidën e djeshme kundër Kaljarit, ku napolitanët arritën të triumfonin me rezultatin e ngushtë 0-1. Ishte pikërisht ylli i kombëtares sonë, që dha pasimin e fundit për Mertens në rastin e golit. Gjithashtu, Hysaj kishte një qasje shumë të mirë në fazën mbrojtëse dhe paraqitjet e tij sa vijnë e rriten në çdo ndeshje.

Por të gjithë u frikësuan në minutën e 80 të ndeshjes, kur iu desh të linte fushën për shkak të dhimbjeve në gjurin e djathtë. Pas kësaj, mediet italiane mësuan se mjekët e ekipit dyshojnë se dëmtimi ka prekur edhe ligamentin e gjurit, çka do të donte një kohë të gjatë rikuperimi. Ekzaminimet janë kryer ditën e sotme dhe kanë qenë shumë pozitive për yllin e kombëtares sonë.

Ai ka pësuar vetëm një goditje, që i ka prekur pjesën e jashtme të gjurit dhe i ka shkaktuar ënjtje. Problem ky që nuk do të vërë në dyshim prezencën e yllit të kombëtares sonë në sfidën e javës së ardhshme kundër Barcelonës në fazën me eliminim direkt në Champions. Madje bëhet me dije se Hysaj mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës në Serie A kundër Breshias së Emanuele Ndoj./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: