Connect with Us

“Në Shqipëri më paguajnë ushqime nëpër restorante”, Taulant Xhaka befason me rrëfimin: U tregova i paduruar me Zvicrën

Kombëtare

“Në Shqipëri më paguajnë ushqime nëpër restorante”, Taulant Xhaka befason me rrëfimin: U tregova i paduruar me Zvicrën

Publikuar

-

Taulant Xhaka zgjodhi që t’i bashkohej Shqipërisë, duke mos marrë të njëjtin vendim si Granit Xhaka për të përfaqësuar Zvicrën. Por si mbërriti në ngjyrat kuqezi dhe çfarë e bindi mesfushorin e Bazelit?

Në një rrëfim të sinqertë që ka dhënë për mediat në Zvicër, e ka treguar qartësisht se kërkonte që t’i bashkohej menjëherë një Kombëtare dhe në ato momente ishte vetëm Shqipëria që i hapi dyert. Gjithashtu Xhaka ka treguar edhe mënyrën sesi përjetohet futbolli në vendin tonë, ku pas atij kualifikimi historik në Francë, pronarët e restoranteve shpeshherë japin ushqime falas për protagonistët kryesorë që na kanë dërguar në atë turne. Pikërisht të njëjtin konstatim e kishte edhe ish-trajneri ynë De Biazi më parë.

“Në Shqipëri janë shumë të apasionuar pas Kombëtares. Menjëherë të kthejnë në një hero popullor. Në fakt ka raste që unë shkoj në restorante në Shqipëri dhe ata nuk më marrin lekë për ushqimet e konsumuara, por m’i japin falas. Reputacioni që gëzojnë atje sportistët profesionistë që përfaqësojnë Kombëtaren është vërtet i madh.

Si e zgjodha Shqipërinë? Familja nuk më ndërhyri fare. Vendimi erdhi se u tregova unë i paduruar dhe shkova te Shqipëria. Isha 19-vjeç, mosha ideale për të ndërrmarë hapin në një ekip kombëtar. Mund të kisha pritur një telefonatë nga Zvicra, por nuk ishte e sigurt nëse do të vinte ndonjëherë. Unë arrita të luaj në Euro 2016 me Shqipërinë dhe u përmbush ëndrra e madhe, prandaj nuk pendohem për këtë vendim.

Shqipëria e shprehu interesimin për mua shumë herët dhe doja ta provoja veten time në këtë eksperiencë, në një moshë të re. Kurrë nuk ka qenë një vendim kundër Zvicrës, Mirënjohje që pritën famljen time, që u linda dhe u rrita atje. Por doja të fitoja një përvojë me Kombëtaren sa më shpejt të ishte e mundur dhe për fat të keq nuk u bë u mundur me Zvicrën”, ka thënë Xhaka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Braçe i përvishet sërish Dukës: Shit Bently-n meqë të dhimbset futbolli, ose pagaj me fitimin tënd nga Digitalbi

Publikuar

-

Nga

Debati mes zv/kryeministrit Erion Braçe dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka rreth dhënies së ndihmës financiare të shtetit për klubet e futbollit shqiptar ka vazhduar sot me kundërpërgjigjen e zyrtarit të qeverisë. Braçe i bëri thirrje kreut të FSHF-së që “të shesë automjetin e tij Bentli për të siguruar para që do të shkojnë si […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Cana tregon si fituam ndaj Rumanisë në Europian: Bëjeni për mua

Publikuar

-

Nga

Lorik Cana ka qenë i ftuar në “Fan Zone”, atje ku ka rrëfyer edhe eksperiencën me Shqipërinë në Europianin e Francës. Më saktësisht atë ndeshje të fituar ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0, ndërsa kapiteni legjendar ia kishte lënë si porosi djemëve të Kombëtares: “Bëjeni të mundur që të mos jetë ndeshja e fundit për mua”. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Emanuele Ndoj tërbon shokun e skuadrës: Nuk më la të investoja…

Publikuar

-

Nga

Emenuele Ndoj kaloi një fillimsezoni shumë të vështirë pas debutimit në Serinë A, duke qenë se dëmtimi e mbajti gjatë larg fushave të futbollit, por pasi ai u rikuperua plotësisht dhe luajti 8 minuta edhe ndaj Juventusit në mars, fati deshi që kampionati të ndalej si rrjedhojë e makthit të COVID-19. Por ndërkohë, mesfushori i […]

LEXO TE PLOTE