Connect with Us

Rikthimi i Keidi Bares, Malaga merr një superlajm

Kombëtare

Rikthimi i Keidi Bares, Malaga merr një superlajm

Publikuar

-

Keidi Bare ishte kthyer në misterin më të madh te klubi i Malagas. Prej një muaji e gjysmë ai nuk bënte pjesë në grumbullimet për ndeshjet e La Liga dhe zërat që e shoqëronin në këtë periudhë për merkaton, e bënin edhe më misterioz dëmtimin e tij.

Por gjithçka kishte një shpjegim. Tre javë më parë, Bare ishte kthyer në stërvitje duke u munduar që të ishte gati për sfidat e Malagas në kampionat, por kishte përkeqësuar edhe një herë situatën e tij më dëmtimin e ishte detyruar që të kthehej në infermieri. Kjo bëri që ai të mungonte për kaq shumë kohë në radhët e klubit të La Liga 2 i cili mes telasheve të shumta financiare kishte parë te forma e tij një nga rrezet e shpëtimit të paktën në aspektin sportiv.

Megjithatë periudha e errët ka marrë fund, pasi Bare më në fund është kthyer sot përsëri në stërvitje me skuadrën. Mesfushori është bërë pjesë e grupit dhe është stërvitur sot me intensitet rregullisht si të gjithë të tjerët, duke mos shfaqur asnjë problem e tashmë cilësohet i riaftësuar plotësisht. Një sinjal i mirë ky edhe për përfaqësuesen shqiptare në optikën e miqësoreve të muajit mars pasi Bare është një nga elementët kyç të kombëtares së re që pritet të ndërtojë Edi Reja

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: