Connect with Us

Skënderbe i fortë me të mëdhenjtë, zbulohen problemet e korçarëve

Sport

Skënderbe i fortë me të mëdhenjtë, zbulohen problemet e korçarëve

Publikuar

-

Skënderbeu me barazimin e marrë në kryeqytet përballë Tiranës në ndeshjen e javës së 22-të të sezonit tregoi edhe një herë se nuk është një ekip lehtësisht i kalueshëm, por një skuadër që ndaj të mëdhave nxjerr fytyrën e vet të vërtetë.

Barazimi në transfertë, por mbi të gjitha, loja e mirë që zhvilluan korçarët sidomos në pjesën e parë të takimit, i dha të drejtë trajnerit Ilir Daja, i cili vazhdimisht ka përsëritur se problemi i Skënderbeut mbetet përqendrimi ndaj ekipeve, në letër të vogla. Ndërsa me ekipet e mëdha korçarët kanë marrë ndoshta më të mirën nga ky sezon. Nëse do t’u referohemi statistikave të këtij sezoni, kuptojmë se bardhekuqtë kanë bërë mjaft mirë me kryesuesit e kampionatit, por edhe me kampionët në fuqi të Partizanit.

Duke nisur nga bardheblutë, në ndeshjen direkte Skënderbeu ka humbur një herë në transfertë, ka fituar në shtëpi përballë Tiranës dhe ka marrë një barazim në transfertë, ndërsa ka për të luajtur edhe ndeshjen e fazës së katërt në shtëpinë e vet. Nëse do t’u referohemi përballjeve me Kukësin, në dy takimet e luajtura në pjesën e parë të kampionatit, korçarët kanë barazuar dy herë.

Fillimisht në shtëpi dhe më pas në transfertë. Barazim mund të quhen përballjet edhe me Partizanin. Skënderbeu është mundur në Tiranë nga të kuqtë, por ka fituar në Korçë në një ndeshje të dominuar totalisht nga fillimi në fund të takimit. Rezultate këto që të lënë të dalësh në përfundimin se korçarët vijojnë të jenë një ekip i fortë dhe me peshë fanelle, pavarësisht problemeve me të cilat është dashur të përballet.

PROBLEMET – Në ndeshjet e lehta në letër apo pa ndonjë peshë, Skënderbeu në këtë sezon ka filluar të ketë probleme. Ajo që Daja ka përsëritur shpesh është mungesa e përqendrimit dhe mosmotivimi i duhur nga ana e të tijve në një takim, qoftë ky në shtëpi apo edhe në transfertë. Të gjitha këto fjalë marrin kuptim nëse shohim ndeshjet me Vllazninë. Dy takime të humbura nga Skënderbeu, i pari turpshëm në Shkodër dhe i dyti në shtëpi.

Edhe ndaj Bylisit korçarët kanë fituar një ndeshje, kanë humbur një tjetër dhe kanë barazuar ndeshjen e tretë. E si për t’i mbyllur si duhet statistikat, janë dy takimet me Luftëtarin. Në ndeshjen e parë në Korçë takimi është zgjidhur vetëm në minutat e fundit mes shumë vuajtjesh, ndërsa ndeshjen e fazës së dytë bardhekuqtë e kanë humbur përballë bluzinjve. Luhatje që duket se kanë peshën kryesore se pse Skënderbeu ndodhet në atë pozicion në renditje.

STËRVITJA – Pas barazimit në kampionat përballë Tiranës të luajtur në kryeqytet korçarët nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës në shtëpi përballë Teutës. Prej ditës së djeshme një pjesë e ekipit është kthyer në Korçë për të qenë gati për ndeshjen e radhës, ndërsa sot pritet që të bashkohet edhe pjesa tjetër e ekipit.

Në kushte të tilla, trajneri Ilir Daja duket se do të zhvillojë sot seancën e parë përgatitore për ndeshjen e së shtunës ku do të ketë një ekip të kompletuar në dispozicion. Ajo që korçarët presin është një lajm i mirë nga infermieria në lidhje me gjendjen e Krasniqit dhe të Ditës që ka pasur shqetësime në dy takimet e fundit, por mbi të gjitha një rikuperim të mundshëm të Ndekit për ndeshjen e fundjavës. Rikthimi i senegalezit do të ishte me mjaft vlera për Skënderbeun./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: