Connect with Us

Tronditet Elseid Hysaj, shqiptari merr lajmin e keq

Seria A

Tronditet Elseid Hysaj, shqiptari merr lajmin e keq

Publikuar

-

Ndeshja e sotme nuk ishte me fund të lumtur për Elseid Hysajn, edhe pse dha një asist në fitoren 1-0 të skuadrës së Napolit përballë Kaljarit. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare la fushën e lojës 10 minuta para fundit dhe fillimisht u mendua për një dëmtim të lehtë pas një përplasje, por gjërat duken më serioze se aq.

Klubi i Napolit doli me një komunikatë rreth situatës së mbrojtësit, i cili ka qenë i pranishëm rregullisht në fushën e lojës për napolitanët nën drejtimin e Gatuzos. “Elseid Hysaj, i zëvendësuar për dëmtim në fund të ndeshjes Kaljari-Napoli, ka pësuar ndrydhjen e gjurit të djathtë. Gjendja e mbrojtësit do të vlerësohet përsëri më tej që nesër pas rifillimit të stërvitjeve”, shkruhej në këtë komunikatë.

Edhe pse nuk jepet kohëzgjatja që duhet për riaftësimin nga dëmtimi, mediat italiane insistojnë se ai do ta bëjë lojtarin të humbasë mes 15 dhe 20 ditëve, që të riaftësohet plotësisht. Kështu, ai humb me siguri ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Breshias, por me shumë mundësi edhe atë pas 10 ditësh kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: