Connect with Us

Analiza e Starovës: Kukësi s’ka mbrojtje brilante, javë e artë për …

Sport

Analiza e Starovës: Kukësi s’ka mbrojtje brilante, javë e artë për …

Publikuar

-

Sulejman Starova, trajneri i njohur shqiptar, është i ftuar si gjithmonë në emisionin Pressing, në ABC News. Në fjalën e tij, Starova u shpreh: “Kjo javë filloi me Tiranën që nuk arriti të fitojë, pritej vështirësia e ndeshjes për Kukësin në Ballsh. Para ndeshjes, barazimin do e konsideroja rezultat pozitiv për Kukësin.

Megjithatë, humbën një rast të artë, pasi u barazua vetëm në fund. Javë e artë për Partizanin dhe Teutën, që u afruan shumë. Për herë të parë, Laçi është larg 10 pikë vendit të parë. Deri tani, e kanë provuar tre skuadra vendin e parë, por asnjëra nuk është shkëputur. Flamurtari, gjë e bukur, fitoi. Kemi Vllazninë që shkon në Durrës dhe mposhtet.

Kukësi nuk ka mbrojtje brilante, është e dyta ndeshje që luan keq, edhe me Laçin. Ritmi i Ballshit është ndryshe nga të tjerët, sidomos në fushën e tyre, e favorizon fusha. Bylisi është skuadër që bën presion atje. Kukësi vuajti edhe kundër Laçit në 25 minutat e para, mund të pësonte dhe të dytin po të mos ishte për Xhikën. Edhe kundër Ballshit, mund të pësonin më shumë, 2-3 herë vendosje gabim në mbrojtje”, tha Starova.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: