Connect with Us

Bie pista ruse, ja ku pritet të transferohet Dejvi Bregu

Sport

Bie pista ruse, ja ku pritet të transferohet Dejvi Bregu

Publikuar

-

Skënderbeu, veç kampionatit, ku kërkon ngjitjen në shkallët e renditjes, po vijon me interes maksimal edhe pistën e transferimit të Dejvi Bregut jashtë vendit. Shitja e tij do t’i bënte punë klubit, pasi do të siguronin financa, por edhe për të mos e humbur vlonjatin me parametër zero.

Kontrata e sulmuesit vlonjat me Skënderbeun mbaron në muajin maj dhe pas mbylljes së kampionatit, Bregu del në treg si një futbollist i lirë, duke bërë që korçarët të mos fitojnë asgjë. Për këtë arsye, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, dhe stafi i tij, janë duke bërë çmos për të mbyllur brenda shkurti shitjen e Bregut. Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije se pista ruse për transferimin e lojtarit ka rënë. Oferta që korçarët prisnin nga rusët nuk erdhi asnjëherë dhe për pasojë kalimi ngriu përfundimisht.

PISTAT E TJERA – Me dështimin e transferimit të Bregut në Rusi, duket se klubi korçar ka të tjerë ase nën mëngë dhe po punon fort për shitjen e lojtarit jashtë vendit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë edhe tri pista të nxehta ku klubi po punon, kryesisht në kampionate ku merkatoja mbyllet në fund të shkurtit. Skënderbeu po qëndron hermetik për sa i përket transferimit të Bregut, duke mos dashur të zbulojë asgjë, pavarësisht insistimeve të shumta.

“Panorama Sport” mëson se shanset që Bregu të kalojë jashtë janë shumë të mëdha dhe bëhet fjalë për një destinacion mes Bullgarisë, Ukrainës dhe Polonisë. Në Ukrainë, merkatoja mbyllet më 28 shkurt, në Bullgari në 29 dhe në Poloni më 2 mars. Kjo i jep Skënderbeut kohën e nevojshme për të punuar në lidhje me sigurimin e këtij transferimi.

TAKAJ – “Asgjë nuk është bërë ende në lidhje me transferimin e Bregut. Jemi duke punuar në ato shtete ku merkatoja mbyllet më vonë. Ky është një plus i madh për ne, pasi jo vetëm na jep mundësinë që të punojmë të qetë në lidhje me transferimin e Bregut, por do të kemi mundësi që lojtarin ta kemi pjesë të grupit edhe për disa ndeshje deri në mbylljen e transferimit të tij”, u shpreh presidenti Ardjan Takaj për “Panorama Sport”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE