Connect with Us

Cana befason me deklaratën e fundit. Ja kush e fiton Championsin sipas kapitenit legjendar

Sport

Cana befason me deklaratën e fundit. Ja kush e fiton Championsin sipas kapitenit legjendar

Publikuar

-

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana e konsideron skuadrën e Liverpulit si favorite për të fituar Championsin edhe këtë sezon, gjithmonë nëse kalon Atletiko Madridin dhe nuk i dëmtohet ndonjë nga lojtarët e skuadrës bazë.

cana-1

Në analizën e tij, 36-vjeçari gjithashtu Mançester Sitin, Real Madridin dhe Juventusin si favoritë të këtij viti dhe shton se nuk është shumë e nevojshme për të folur për një spektakël si Champions League, për të cilin flasin më mirë faktet, ndeshjet dhe magjia.

Intervista e plotë për “Vision Plus”:

Prej sonte futbolli pushton audiencën televizive. Le të kujtojmë sipas mendimit tuaj, cilat janë sfidat më të bukura në këtë fazë të finaleve?

Në përgjithësi, Champions League në tërësi është një kompeticion i jashtëzakonshëm. Pastaj, kur kalojmë këtë fazën e grupeve dhe fillojmë nga shkurti me fazën e eliminimit direkt, sigurisht që edhe interesimi shtohet, edhe cilësia shtohet akoma më shumë, duke e ditur që kemi të bëjmë me ajkën botërore të futbollit. Sepse Uefa Champions League nuk është vetëm një kompeticion evropian. Aty mblidhen ajka futbolliste e gjithë globit që luajnë për këtë kompeticion. Ka sfida jashtëzakonisht të bukura, duke filluar nga sfida mes Atletiko, që ka qenë dy herë finaliste në këto garat e fundit, ndaj skuadrës së Liverpulit që ka qenë finaliste dhe fituese.

Kemi Dortmund-PSG . Kemi një Dortmund që po ecën jashtëzakonisht shumë me një skuadër jashtëzakonisht e re dhe dinamike ndaj një skuadre si PSG me investime të mëdha financiare dhe me superyje si Mbappe dhe Neymar. Pastaj nesër kemi befasi të tjera si Atalanta me Valencian, Chelsea-Bayern Munchen. Gjithsesi, njerëzit janë shumë kuriozë dhe nuk ka shumë nevoje të flasësh rreth Uefa Champions Leauge. Faktet, ndeshjet, spektakli dhe magjia e Champsions League i tërheq njerëzit.

Keni qenë edhe vetë pjesëmarrës në Champions League me Parisin dhe me Marsejën. Çfarë mbresash ka lënë tek Loriku pjesëmarrja në Champions?

Është e jashtëzakonshme. Dhe për një sportist që ka arritur të luajë në kampionatet e mëdhenj, në klubet e mëdhenj, dhe dëshira për të marrë pjesë në Champions League. Mua me kujtohet që vitin e dytë me skuadrën e parë të Parisit kur ne e mbyllëm në vendin e dytë, para se ta dinimin që do të kualifikoheshim, fillon një lloj ëndrre. Ka qenë viti 2003-2004. Isha me fat që me 21 vjet unë kam përjetuar Champions Leaguen.

Kjo ka qenë ëndërr për një fëmijë që ka ëndërruar të jetë pjesë në këtë botë dhe Parisi mua më ka ndihmuar që të jem aty. Me të vërtetë ka një magji speciale. Kombëtarja është diçka shumë e veçantë, kampionatet janë të veçanta, Europa League është diçka shumë e veçantë, por kur e dëgjon atë muzikën dhe je i rreshtuar aty, ajo të jep një ndjesi shumë të veçantë.

Në garë për Champions League janë ekipet e mëdhenj. Cilat janë sipas jush favoritët për këtë vit për ta fituar titullin?

Në përgjithësi të gjithë njerëzit apo ata që janë më ndjekës, ekipi i parë që vjen në mend është Liverpuli. Është një skuadër që do ta fitojë besoj me shumë mundësi titullin në Angli dhe do t’i japë mundësi të fokusohet. Ka një kundërshtar shumë të fortë që është Atletiko. Nëse e kalon Atletikon, e ka rrugën të hapur pastaj, është një makineri e përsosur nëse nuk ka dëmtime në skuadrën bazë. Një skuadër tjetër jashtëzakonisht shumë e fortë mbetet Manchester City. Një Real Madrid me në krye Zidane, që ka treguar se është i gatshëm për të fituar 3 vite rresht titullin dhe mbetet e rrezikshme. Një Juventus që është e përgatitur për të shkuar shumë larg.

Sonte kemi dy ndeshje, Atletiko-Liverpul dhe Dortmund me PSG. Me cilin do të bëjë tifoz sot Loriku?

PSG normale, skuadra me të cilën kam luajtur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: