Connect with Us

Klubi i ka bërë daljen, ja çfarë bën lojtari i Partizanit

Sport

Klubi i ka bërë daljen, ja çfarë bën lojtari i Partizanit

Publikuar

-

Situata te Partizani nuk ka të ngjarë me atë të një viti më parë. Futbollistë me shumë pritshmëri që nuk kanë treguar për çfarë janë afruar dhe për pasojë, shpesh janë transmetuar edhe në atmosferën e përgjithshme të ekipit dhe më pas te rezultatet. Aristoteles Romero u dërgua te skuadra B në formë ndëshkimi, teksa trajneri Sormani e justifikoi me faktin se lojtari nuk ka përgatitjen e duhur fizike për të qenë pjesë e skuadrës së parë të kampionëve në fuqi.

Mesfushori, krahas stërvitjeve me ekipin B, në rrjetet sociale ka ndarë foto dhe video nga puna ekstra që bën në banesën e tij. “Stërvitje me 51 kilogram”, ka shkruar Romero në rrjetet sociale, duke ndarë momente kur me të fejuarën e tij mbi shpinë, bën ushtrime fizike. Gjatë aktivizimeve me skuadrën B, Romero ka shënuar gol në javën e fundit. Venezuelasi po bën të pamundurën të kthehet tek ekipi i parë, nga ku është dëbuar nga trajneri Sormani

SHLYERJA E GJOBËS – Presidenti Gaz Demi, menjëherë pas humbjes turpëruese në Lezhë, mori situatën në kontroll dhe ua bëri të qartë lojtarëve pikëpamjet e tij për vazhdimësinë e skuadrës. Ndonëse Besëlidhja i mundi 3-0, presidenti konfirmoi trajnerin Sormani dhe ua bëri të qartë futbollistëve se projekti me trajnerin italian do të shkojë deri në fund dhe për situatën e krijuar i gjobiti të gjithë me një rrogë mujore.

Arritja e fitoreve radhazi dhe kualifikimi në Kupë shikoheshin si një mundësi për “demat” që të hiqnin gjobën. Ndonëse fituan në ndeshjen e kthimit, 3-1 ndaj lezhjanëve, Partizani u eliminua në Kupë duke hequr një mundësi për ekipin për të shlyer gjobën. Por, pas suksesit bindës në transfertën e Laçit, sërish është ndezur një dritë jeshile që “demat” ta heqin gjobën. Nëse ekipi fiton edhe dy ndeshjet e radhës në kampionat, që përkon edhe me mbylljen e muajit shkurt, ndaj Bylisit dhe derbin me Tiranën, parashikohet që presidenti Demi të ndryshojë mendje. Presidenti i të kuqve në përgjithësi nuk është shquar për gjoba, por për mbështetjen e skuadrës.

Ndaj 6 pikë në dy ndeshjet e radhës do të bënin që ekipi të marrë edhe rrogën e shkurtit, e cila është deklaruar si gjobë. “Demat” kanë reaguar pas shkundjes që presidenti i bëri ekipit pas turpërimit në Lezhë, pasi kanë arritur 3 fitore në kampionat dhe një në Kupë, me 11 gola të shënuar dhe 2 të pësuar. Me fitoret ndaj Bylisit dhe në derbi ndaj Tiranës, Partizani do të hynte fuqishëm në garë për titull, por edhe ekipi do të mbushte xhepin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: