Connect with Us

Po shkëlqen te Verderi, Lala zbulon të ardhmen e Rashicës

BundesLiga

Po shkëlqen te Verderi, Lala zbulon të ardhmen e Rashicës

Publikuar

-

E ardhmja e Milot Rashicës duket gjithnjë e më larg Verder Bremenit. Në verë filluan diskutimet për rinovimin e kontratës së tij, por situata e klubit aktualisht me ekipin që rrezikon rënien, ka bërë që ato të ndërpriten e futbollisti edhe të fillojë të mendojë për kalimin në një skuadër tjetër, ku do të mund të shprehte vlerat e tij edhe në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, Altin Lala për momentin ka preferuar që të evitojë shumë zëra rreth të ardhmes së futbollistit të Kosovës, ndonëse për të mendohet se ka shfaqur interes mes të tjerëve edhe Borusia Dortmund.

“Ai ka një kontratë me klubin që zgjat përtej kësaj vere, për momentin vëmendja është te gjëra më të rëndësishme. Miloti është plotësisht i fokusuar që të sigurojë mbijetesën me Verderin. Që të arrijë një gjë të tillë, ai duhet të vazhdojë të paraqitet mirë”, theksoi menxheri i Rashicës. Gjithsesi, as ai nuk e mohon dot që Rashica është në epiqendër të vëmendjes të shumë klubeve.

“Që kur Miloti shënoi golat e tij të parë dy vite më parë dhe tërhoqi vëmendjen në Bundesligë, të gjithë klubet e mëdha e kanë ndjekur zhvillimin  tij. Është e qartë se një lojtar i tillë është interesant për shumë klube në katër ligat kryesore në Europë.

Miloti është 23-vjeçar. Duhet të marrësh në konsideratë nëse ka ardhur koha që të bësh hapin e radhës”, theksoi ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Nuk pyesin për koronavirus, Bayerni i Mynihit rikthehet në stërvitje

Publikuar

-

Nga

Duke nisur nga dita e hënë skuadra e Bajern Mynihut do të kthehet në fushën e blertë. Ky është vendimi i fundit i përfaqësisë së klubit, që ka vendosur se kjo është zgjidhja e vetme efikase. Megjithëse, koronavirusi në Gjermani është në përmasa jo të vogla, klubi bavarez ka vendosur të nxjerrë futbollistët e tij […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Neuer dëshiron largimin? Oliver Kahn i “vë kapak” kësaj historie

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bajern Mynihut Oliver Kahn i vendosi vulën debatit rreth çështjes së kush duhet të jetë portieri i parë i bavarezëve. Në një intervistë për “Goal”, “Titani” la të kuptohej se Manuel Nojer mbetet zgjedhja e parë e Bajernit, ndërkohë portieri i Shalke 04 Aleksandër Nubel, i cili do t’u bashkohet […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E pabesueshme ajo që po ndodh brenda stadumit të Borusias

Publikuar

-

Nga

Borusia e Dortmundit e ka transformuar tribunën veriore të stadiumit të saj, “Signal Iduna Park”, në një qendër të trajtimit shëndetësor për Koronavirusin. Sezoni futbollistik në Gjermani është ndërprerë pa një afat për shkak të shpërthimit të pandemisë dhe klubi i Dortmundit ka vendosur në dispozicion të autoriteteve shëndetësore një seksion të stadiumit më të […]

LEXO TE PLOTE