Connect with Us

Redi Jupin nuk e mbajnë nervat në emision, ja si i drejtohet Lorenc Jeminit

Sport

Redi Jupin nuk e mbajnë nervat në emision, ja si i drejtohet Lorenc Jeminit

Publikuar

-

Në emisionin “Procesi Sportiv” ka pasur një moment debati mes Lorenc Jeminit dhe Redi Jupit. Flitej për moviolën në takimin mes Tiranës dhe Skënderbeut dhe duelin mes Ngos dhe Pëllumbit. Arbitri e ka ndalur lojën para se topi të shkonte në rrjetë, ndërsa ka pasur polemika nëse ka ekzistuar një prekje e tillë nga lojtari i Tiranës apo jo.

Dy mendimet të ndryshme kishin Jemini dhe Jupi. Specialisti i arbitrimit është shprehur se nuk ka ekzistuar një prekje e tillë nga Ngo, megjithëse ka hasur kundërshtinë e mendimit në studio. /Sport Ekspres/

Debati i plotë

Lorenc Jemini: “Kur e pashë nga tribuna më është dukur se është prekur me dorë nga Ngo, por nuk është e vërtetë. Unë e kam parë 50 herë videon, edhe unë në tribunë mendoja për të kundërtën. Nuk e prekur fare topin Ngo me dorë”.

Redi Jupi: “O Lorenc mos na bëj sikur është ndonjë shkencë e madhe këtu, e kapi ose nuk e kapi”.

Lorenc Jemini: “Unë them që se kapi Ngo topin me dorë”.

Redi Jupi: “Epo unë them që e kapi, është çështje subjektive”.

Lorenc Jemini: “Këtu vendos unë”.

Redi Jupi: “Po përse vendos ti?”.

Lorenc Jemini: “Po se unë jam specialisti”.

Redi Jupi: “Po mos na bëj sikur je shqiponjë tani, se nuk ke ndonjë aftësi vizive më të madhe se unë”.

Lorenc Jemini: “Unë jam specialisti se ti e ke parë njëherë rastin, unë e kam parë 55 herë. Mos u fut kot se unë jam i fushës. Është me ndjesi ajo, ti nuk e ke atë ndjesi”.

Moviola 2, një përplasje Doka-Bregu, u dha faull në sulm

Lorenc Jemini: “Ndaj të njëjtin mendim si arbitri se as ai nuk kishte pamje dhe as unë nuk kam pamje”.

Redi Jupi: “Aty e ka ndalur me dorë”.

Lorenc Jemini: “Po nuk flitet apriori o burrë se po flet kot”.

Redi Jupi: “Po me çfarë e ndaloi ai me patericë aty, me çfarë mund të ndalohet topi veçse me dorë?”.

Lorenc Jemini: “Po dëgjoje se të bën mirë edhe ty o burrë, ta them unë”

Redi Jupi: “Po ik se po flet budalliqe tani, hajde e dëgjo Lencin”./ Sport Ekspres

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

E çuditshme/ Koronavirusi “ndihmon” Borussian e Dortmundit! Ja motivi

Publikuar

-

Nga

Borussia Dortmund, ashtu si shumë skuadra të tjera në Gjermani, është kthyer të stërvitet në fushë. Sigurisht, rregulla strikte: maksimumi dy futbollistë, në distancë, nuk lejohet hyrja në dhomat e zhveshjes. Por, pauza ose ndalesa e detyruar dhe këto stërvitje të personalizuara mund t’i japin mundësi Marco Reus që të kthehet në fushë kur të […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Shefi i arbitrave i drejtohet Edi Ramës: Duhet të keni më respekt për sportistët

Publikuar

-

Nga

Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF Sokol Jareci i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë klubet e futbollit në Shqipëri, ku njësoj si në të gjithë vendet e tjera të botës, ndërprerja e aktiviteteve sportive prej koronavirusit ka rritur dëmin financiar te klubet. Deklaratës së kreut të qeverisë se klubet e futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Vangjeli: Çdo gjë do rregullohet, ja si e kaloj ditën

Publikuar

-

Nga

Kristi Vangjeli është një nga titullarët e padiskutueshëm të Tiranës këtë sezon. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, mbrojtësi i bardhebluve foli për situatën aktuale në shqipëri. Pranon se në këtë moment është shumë e vështirë për të folur për futboll, apo diçka tjetër veç Koronavirusit. “Situata duket tejet e vështirë dhe ne […]

LEXO TE PLOTE