Connect with Us

“Ai më njeh më mirë se gruaja ime”/ Immobile flet për lidhjen e ngushtë mes lojtarëve të Lazios dhe Strakoshën

Seria A

“Ai më njeh më mirë se gruaja ime”/ Immobile flet për lidhjen e ngushtë mes lojtarëve të Lazios dhe Strakoshën

Publikuar

-

Lazio po përjeton një ndër sezonet më të pabesueshëm të viteve të fundit. Bardhekaltrit janë vetëm një pikë larg Juventusit të vendit të parë dhe janë padyshim ekipi që bëjnë lojën më të bukur në Itali.

Lideri kryesor është padyshim Ciro Immobile, me sulmuesin që ka shënuar plot 26 gola në 24 ndeshje në Serie A. Pikërisht Immobile ka folur në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sky Sport”, ku ka rrëfyer lidhjen e ngushtë që ka me shokët e ekipit.

“Luis Alberto? Ai më njeh më mirë se gruaja ime”, shprehet italiani, duke treguar që kuptohet mjaft mirë me spanjollin në fushë. “Acerbi? Të them të drejtën është më xheloz se Jessica (gruaja)”, thotë me të qeshur Immobile, ndërsa vijon më tej: “Correa dhe Caicedo janë dy njerëz të jashtëzakonshëm, ndërsa Lucas Leiva është kampion brenda dhe jashtë fushe. Milinkovic dhe Strakosha janë të dy lojtarë të fortë Lazzari? E kam pushuar nga puna si shofer (qesh). Nuk i njeh mirë rrugët dhe nuk dal më me të shëtitje”, përfundon rrëfimin e tij Immobile.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: