Connect with Us

“Hysaj më i rëndësishmi”, De Biazi kujton EURO 2016: Ajo skuadër …

Kombëtare

“Hysaj më i rëndësishmi”, De Biazi kujton EURO 2016: Ajo skuadër …

Publikuar

-

Ndonëse në karrierën e tij ka drejtuar në Serinë A apo në La Liga, si dhe ka bërë “mrekulli” të tjera futbollistike me klube të vogla duke i ndihmuar në mbijetesë apo për ngjitjen në kategoria, XhanI de Biazi do të kujtohet gjithmonë edhe në Itali për suksesin e tij me Shqipërinë. Kualifikimi në Euro 2016 do të mbetet suksesi më i madh i trajnerit dhe sa herë që ai ftohet të flasë edhe për gjendjen aktuale të futbollit, i kthehet përsëri asaj eksperience fantastike.

Sot, i ftuar në një nga radiot italiane, atij i është kërkuar opinioni rreth Elseid Hysajt, i kthyer përsëri i rëndësishëm te Napoli, dhe çfarë roli kishte pasur në Shqipërinë që shkroi historinë europiane.

“Elseidi është një prej më të rëndësishmëve të skuadrës, por nuk do të dëshiroja të thosha më i rëndësishmi sepse nuk më pëlqen që të krijoj klasifikime. Ajo skuadër ndihmonte njëri-tjetrin në fushë dhe jashtë saj, nuk ishte e rëndësishme për lojtarët se kush luante e kush jo, por unë bëja zgjedhjet gjithmonë me ata që kishin gjendjen më të mirë në ato momente. Kemi bërë diçka të rëndësishme dhe unike pasi kaluam turin në një grup me të vërtetë të vështirë”, ishte komenti i De Biazit për atë arritje në pankinën kuqezi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: