Connect with Us

Kukësi shton panikun te Tirana, Egbo mban peng formacionin

Sport

Kukësi shton panikun te Tirana, Egbo mban peng formacionin

Publikuar

-

Tirana ka vazhduar përgatitjet për sfidën me Kukësin. Stërvitja e djeshme ka filluar më vonë se zakonisht, sepse drejtori sportiv i klubit ka zhvilluar një mbledhje të gjatë me ekipin në fushën me bar sintetik të “Skënder Halilit”.

Është folur gjatë nga të gjithë për ndeshjen me Kukësin, ndërkohë që më pas skuadra ka punuar e qetë.Ekipi kishte katër mungesa, ndërkohë që Emanuel Egbo i ndau lojtarët në katër grupe.

Trajneri i Tiranës nuk bëri ndonjë formacion, duke e lënë si zakonisht për ditët e fundit, parë kjo edhe nga gjendja e lojtarëve dhe mungesat e tyre për shkak të gripit. Egbo po mundohet që ta mbajë të fshehtë formacionin apo idetë e tij, ndërkohë që verilindorët janë skuadra e vetme që ka mundur Tiranën në dy takimet e para.

Kuksianët e kanë dënuar skuadrën bardheblu në Elbasan 2-1 ku nga Tirana shënoi Kobinah. Në kryeqytet, Tirana u shpartallua më keq, 1-3 dhe në atë ndeshje u shkarkua Julian Ahmataj edhe pse ndeshja u nis mirë me një gol të bardhebuve. Për ndeshjen me Kukësin, duhet të kenë shumë kujdes dy lojtarë, gjithmonë nëse luajnë në atë sfidë.

Bëhet fjalë për Agustin Torasën dhe Erjon Hoxhallarin. Dyshja ka nga tre kartonë dhe nëse marrin edhe kartonin e katërt, humbasin derbin e madh me Partizanin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: