Connect with Us

“Nuk kam më emocion për Tiranën”, Olsi Teqja befason me deklaratën e tij para sfidës me bardheblutë

Sport

“Nuk kam më emocion për Tiranën”, Olsi Teqja befason me deklaratën e tij para sfidës me bardheblutë

Publikuar

-

Kukësi ka një ndeshje delikate përpara, ku ditën e premte do të masë forcat në “Air Albania” me Tiranën, që ndodhet vetëm një pikë larg tyre në renditje. Të dyja ekipet kanë një ecuri për tu përgëzuar, ku u bë një kohë e gjatë që kur kanë provuar për herë të fundit shijen e humbjes. Në lidhje me këtë ndeshje ka folur edhe lojtari i verilindorëve, Olsi Teqja.

Ky i fundit ka qenë më parë edhe pjesë e Tiranës, por në një prononcim për “Supersport” është shprehur se doza emocionale për bardheblutë është zbehur disi dhe shkak është bërë periudha 3 vjeçare që nga largimi prej tyre. Gjithashtu futbollisti bën të ditur se nëse shënon nuk premton të mos festojë, aq më tepër kur goli vjen në një stadium si “Air Albania”. Në fund e mbyll me dëshirën e tij të madhe, që në fund të sezonit të fitojë titullin kampion me Kukësin, që është edhe i vetmi trofe që mungon.

“Jemi dy prej skuadrave më në formë të kampionatit dhe është e sigurt që do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me ritëm dhe futboll spektakolar, që do t’u pëlqejë edhe tifozëve. Do të fitojë skuadra që do të gabojë më pak dhe ndonëse ne kemi fituar dy përballjet me Tiranën, kjo nuk do të thotë asgjë për takimin e të premte.

Të them të drejtën u bënë tre sezone që jam larguar nga Tirana dhe normalisht që doza emocionale ka rënë disi. Për më tepër, unë nuk kam një marrëdhënie shumë të mirë me golin dhe nuk mund të jap fjalën që nuk do festoj, nëse shënoj në një stadium si ‘Air Albania’, para tifozërisë aty. Fillimisht shpresoj të shënoj, pasi vendimin për të festuar apo jo, do ta marr në ato moment.

Ecuria është shumë pozitive, pasi humbjen e fundit e kemi kundër Laçit në transfertë, edhe atë me polemika, pra rreth 10 javë pa humbje. Më vjen mirë që po përligj edhe besimin e klubit, që më ka dhënë një rol të rëndësishëm. Me Obanor jemi përshtatur mirë dhe deri tani jemi mbrojtja më e mirë e kampionatit. Kam fituar 5 trofe në karrierën time dhe i vetmi që më mungon është titulli kampion. Dua ta fitoj patjetër edhe titullin kampion”, ka deklaruar Olsi Teqja./Sport Ekspres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Batuta epike e Shametit: Ja përse koronavirusi nuk ka shkuar ende në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u zbuluan edhe 15 raste të reja të njerëzve të prekur me koronavirus në vendin tonë, por ende një nga qytetet e paprekura është Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende. Arsyet mund të jenë shumë, por […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbetet pezull vetëm data e Superligës shqiptare, ja skenari më pozitiv i gjithë Europës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria duket se po e vendos në kontroll disi gjendjen sa i përket Koronavirusit. Në dy ditët e fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të numrit të të infektuarve, ndërsa fatmirësisht po dalin edhe shumë pacientë të shtruar nga spitali. Sipas asaj që vetë do të shprehte kryeministri Edi Rama, Shqipëria do të hap […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Bruno Dita i “nxjerr bojën” ish-futbollistit të Skënderbeut, publikon videon duke luajtur… tallava

Publikuar

-

Nga

Bruno Dita në “Instagramin” e tij po mundohet çdo ditë të na e ngrejë sadopak humborin duke postuar herë pas here video mjaft interesante. Ditën e sotme mbrojtësi ka gjetur një video nga arkiva, kur ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Kaba Sambu shijonte dhe kërcente pak tallava nga Shqipëria. Mbrojtësi ka kaluar dy sezone te Skënderbeu, ku […]

LEXO TE PLOTE